By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci
Lajme

Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 8:09 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, pas takimit bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy shteteve tona që rrisin e avancojnë nivelin e bashkëpunimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu se kjo ngjarje simbolizon përkushtimin tonë intensiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Më tej, ai trajtoi zhvillimin që ka njohur vendi në katër vitet e fundit dhe avancimin në shumë fusha. Theksoi dyfishimin e eksporteve dhe të investimeve të huaja, rritjen e qarkullimit të bizneseve në vitin 2023 për gati 60% në krahasim me vitin 2019 (që është viti i parë parapandemik) dhe përparësitë që Kosova ka për investitorë të huaj. Ndër të tjera përmendi dhe miratimin së fundmi të Ligjit të ri për Investimet e Huaja, procesin e krijimit të Agjencisë për Investime dhe Eksporte, forcimin e kornizës sonë ligjore për siguri maksimale bizneset në Kosovë duke përfshirë krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, zhvillimin e strategjive që përfshijnë shkëmbimin e përvojave dhe inovacioneve me vende të tjera evropiane siç është edhe Kroacia, si dhe zhvillimi i sektorëve të energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit.

“Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja ndërkaq qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Ndërkaq në adresimin e saj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova po përjeton rritje ekonomike vit pas viti, duke theksuar mundësitë për zgjerim të sektorit industrial, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes me kushte të favorshme dhe lehtësim të procedurave, me investime të qëndrueshme, drejtim në inovacion dhe prodhim, hartimin dhe miratimin e strategjisë së parë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetjen e Biznesit 2030, nxitjen e punësimit dhe rritjen e kualifikimit të fuqisë punëtore.

“Shpreh gatishmërinë që të iniciojmë marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik, për të forcuar më shumë lidhjet tona si për biznese por edhe fusha të tjera ekonomike, për të krijuar komitetin e përbashkët ekonomik në mes dy vendeve dhe për të inicuar krijimin e komisioneve për të nënshkruar traktatin e përbashkët për investime” tha ministrja Hajdari.

Ky ishte forumi i dytë ekonomik Kosovë-Kroaci. I pari ishte mbajtur në Kosovë, në janar të vitit të kaluar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e konsumit 3% më të larta krahasuar me vitin e kaluar

Kurti e Mesiq biseduan për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kosova anëtare e GS1M, barkodet kosovare tashmë të njohura globalisht

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

TAGGED: #Forumi Ekonomik, #Kosovë-Kroaci
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nënoficeri i FSK-së certifikohet në Gjermani për përcjellje me motoçikletë

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Prokuroria në Ferizaj jep detaje për rastin e vdekjes së ukrainases
Moska dërgoi më shumë se 2.5 mijë mercenarë të huaj në luftën në Ukrainë brenda një viti
“Askush nuk është i sigurt”: Jeta nën sundimin e talibanëve pakistanezë
Dhjetë ushtarakë u arratisën nga një njësi ushtarake në rajonin e Novosibirsk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?