By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të dërguarit amerikanë në Lindjen e Mesme për Sirinë dhe Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të dërguarit amerikanë në Lindjen e Mesme për Sirinë dhe Gazën
Rajon / Botë

Të dërguarit amerikanë në Lindjen e Mesme për Sirinë dhe Gazën

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 4:56 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Këshilltarët kryesorë të Presidentit amerikan Joe Biden po qëndrojnë në Lindjen e Mesme këtë javë në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gazë dhe për të menaxhuar pasojat e rënies së Presidentit Bashar al-Assad në Siri. Vizitat e tyre po bëhen në një periudhë kur shtete fqinje të Sirisë, përfshirë aleatët amerikanë, Izraeli dhe Turqia, po zhvillojnë manovra ushtarake.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se ekziston “një pajtim i përgjithshëm” në mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara për vizionin e tyre për Sirinë pas rrëzimit të Bashar al-Assadit.

Ai i bëri komentet pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

“Ekziston një pajtim i përgjithshëm se çfarë do të dëshironim të shihnim në të ardhmen, duke filluar me qeverinë e përkohshme në Siri, një qeveri gjithëpërfshirëse dhe jo-sektare, që mbron të drejtat e pakicave dhe të grave, që ruan institucionet shtetërore dhe ofron shërbime për qytetarët, që do të menaxhojë armët kimike që mund të gjejë, t’i sigurojë ato dhe t’i shkatërrojë në mënyrë të duhur. Një qeveri që refuzon aleancë me grupet ekstremiste dhe, si e tillë, që nuk kërcënon shtetet fqinje të Sirisë”, deklaroi Sekretari Blinken.

Trupat izraelite kanë avancuar në thellësi të zonës neutrale, që ndan Lartësitë Golan, territor sirian i pushtuara nga Izraeli dhe që patrullohet nga forcat e Kombeve të Bashkuara. Izraeli ndërmori qindra sulme ajrore nëpër Siri gjatë ditëve të fundit.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u takua të enjten në Izrael me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Izraeli u përball me një kërcënim të menjëhershëm, rënien e një strukture që kishte ekzistuar për një kohë të gjatë dhe mundësinë që ky hendek të zëvendësohej nga një kërcënim i drejtpërdrejt ngjitur me kufirin e tij. Prandaj ndërmori veprime për t’iu kundërpërgjigjur këtij kërcënimi. Nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, ky veprim është veprim logjik dhe në vijë me të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”, deklaroi këshilltari Sullivan.

Grupet e kryengritësve që rrëzuan Assadin në Siri ende nuk e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre ndaj Izraelit.

Kombet e Bashkuara thonë se veprimet e Izraelit shkelin Marrëveshjen e tij me Sirinë të vitit 1974, të nënshkruar pas luftës në Lindjen e Mesme.

“Nuk ka absolutisht asnjë bazë sipas ligjit ndërkombëtar që lejon Izraelin të godasë Sirinë me qëllim parandalimi”, thotë Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ben Saul.

Ndërkohë, kurdët sirianë në afërsi të kufirit verior me Turqinë janë zhvendosur pas luftimeve ndërmjet forcave kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe kryengritësve sirianë që mbështeten nga Ankaraja. Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi ndërmjet këtyre grupeve të mërkurën.

Sekretari Blinken gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur grupin terrorist, Shteti Islamik, nën kontroll.

Ministri i Jashtëm turk Fidan tha se me Sekretarin Blinken kishin diskutuar për mënyrat se si ta mposhtin terrorizmin në këtë shtet.

“Përparësia jonë është vendosja e stabilitetit në Siri sa më parë, të parandalohet përhapja e terrorizmit dhe të sigurohemi që Shteti Islamik dhe Partia Punëtore e Kurdistanit nuk dominojnë”, deklaroi ministri Fidan.

Krahas situatës në Siri, Sekretari Blinken dhe këshilltari Sullivan po bëjnë një përpjekje të fundit diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë, duke mundësuar edhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi militant, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Shtetet e Bashkuara besojnë që Hamasi po mban ende tre shtetas amerikanë, që mendohet të jenë ende gjallë, si dhe trupat e katër të tjerëve.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi REL

TAGGED: #Antony Blinken, Hakan Fidan
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fisnik Asllani – Futbollisti më i ri i Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 24, 2023
O’Brien: ShBA-ja do t’i ndihmojë Ukrainës për të fituar
Pele është në gjendje të rëndë, ai u shtrua në spital
Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë
Haradinaj: Lista e AAK-së me partnerët e koalicionit është vlerë kombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?