By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë
January 8, 2026
Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026
January 8, 2026
Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve
January 8, 2026
Zjarr në objektin ‘Union’ në Prishtinë, nuk ka të lënduar
January 8, 2026
Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri të Kosovës
Lajme

Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 5:56 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar të premten një pjesëtar të Njësisë Speciale të Kosovës me tri vjet burgim për plagosjen e një banori serb në veri të vendit vitin e kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë avokati i viktimës, Millosh Deleviq.

Polici Korab Pepaj u dënua për veprën penale “vrasje në tentativë”, pasi u akuza se në prill të vitit 2023 e plagosi qytetarin Millosh Jovanoviq.

Pepaj ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së REL-it për koment.

Deleviq theksoi se, në parim, është i “kënaqur” me vendimin e gjykatës, duke thënë se është vërtetuar se polici e ka qëlluar dhe plagosur klientin e tij.

“Nuk është siç pretenduan ai dhe mbrojtja e tij në gjykatë, se ai nuk e kishte bërë këtë. Qëllimi ynë nuk ishte dënimi i lartë, por të vërtetohej ajo që vërtet ndodhi”, tha Deleviq.

Millosh Jovanoviqit u plagos më 10 prill në Urën e Bistricës, ndërmjet Zveçanit dhe Leposaviqit, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Megjithëse Policia fillimisht e mohoi përfshirjen, më vonë ajo e pranoi dhe njoftoi se i kishte pezulluar nga detyra katër oficerë policorë si të dyshuar për përfshirje në të rast.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi asokohe se hetimet fillestare treguan se përkundër sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, Millosh Jovanoviq nuk e kishte ndalur automjetin dhe zyrtari policor shtiu me armë në drejtim të veturës duke e plagosur atë.

Autoritetet kosovare vendosën forca shtesë në veri të vendit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Forcat shtesë përbëhen kryesisht nga policë të komunitetit shqiptar, të cilët nuk pranohen nga popullata lokale.

You Might Also Like

Zjarr në objektin ‘Union’ në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro

Cilësia e ujit në përmirësim, analizat po kryhen çdo 30 minuta

Komuna e Rahovecit rrit në 600 euro subvencionimin e lindjes

Katër vdekje të dyshimta raportohen brenda një dite në Kosovë

TAGGED: #Gjykata Themelore në Mitrovicë, #Plagosje, #Tre vjet burgim për policin
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria zotohet për adresim të rekomandimeve të IKD-së mbi transparencën

Kosova Times Kosova Times December 6, 2022
Dy trena janë përplasur në metronë e Moskës. 4 persona kanë mbetur të plagosur
Cameron: Roli ushtarak i Britanisë, i fokusuar në KFOR
Zgjerimi i BE-së: Qëndrimet për Kosovën dhe Serbinë
Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?