By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë
Rajon / Botë

Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 10:06 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve të vjetër që u rezistojnë sulmeve bërthamore, që gjithnjë e më shumë po vlerësohen sidomos tani kur pasiguria në botë është rritur, veçanërisht pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës. Falë një ligji të vitit 1963, Zvicra është tashmë përpara fqinjëve si Gjermania. 9 milionë banorëve të saj, duke përfshirë të huajt dhe refugjatët, u garantohet një vend në një bunker për t’i mbrojtur nga bombat dhe rrezatimi bërthamor.

“Në vitet e ardhshme, Konfederata Zvicerane dëshiron të heqë disa nga kufizimet nga rregullat aktuale dhe të rinovojë disa nga bunkerët më të vjetër”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, Louis-Henri Delarageaz, komandant i mbrojtjes civile për kantonin Vaud.

Në muajin tetor, qeveria nisi konsultimet për të bërë të mundur “sigurinë” e Zvicrës “në rast të një konflikti të armatosur”dhe planifikon një përditësojë strukturat e vjetra me një buxhet prej 250 milionë dollarësh.

“Kjo nuk do të thotë se po përgatitem për konflikt, jo, nuk është ky mesazhi, por duam që të kemi një rrjet strehmi të sigurtë dhe ne duhet t’i mirëmbajmë bunkerët dhe të sigurohemi që janë funksionalë”, thotë Louis-Henri Delarageaz.

Në fshatin Bercher, të kantonit Vaud, oficerët e mbrojtjes civile, kontrolluan një bunker që gjendet poshtë një blloku apartamentesh, në kuadër të inspektimit të detyrueshëm, çdo dhjetë vjet.

Pas kontrollit, kreu i grupit të inspektimit Gregory Fuhrer vlerësoi se në gjendjen që ishte, bunkeri ishte i papërdorshëm. “Pronarit të bllokut të apratamenteve do t’i jepet një afat një vjeçar për të rregulluar defektet, përndryshe duhet të paguajë 900 dollarë për çdo banor në një bunker publik”, u shpreh ai.

Që në 1815 kur u njoh neutraliteti i Zvicrës, ky vend nuk është përfshirë në luftra të huaja.

Ajo u pushtua nga Franca në shekullin e 18-të dhe pësoi disa bombardime ajrore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komandanti i mbrojtjes civile për kantonin Vaud, Louis-Henri Delarageaz tha se pasi Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022, zyra që ai drejton u përball me një rritje të thirrjeve telefonike nga banorë të shqetësuar, që kërkonin informacion mbi bunkerët.

“Papritur shumë njerëz na merrnin dhe na pyesin se “ku janë bunkerët, ku është vendi im, a është gati streha ime?” tha ai, duke shtuar se kërkesat nga ana e qytetarëve francezë për një vend në bunker, u desh të refuzohen.

Ndërsa shumica e zviceranëve kanë bunkerë privatë, disa mbështeten tek bunkerët e komunitetit. Pranë zyrës së zotit Delarageaz gjendet një nga 350 bunkerët e tillë të kantonit Vaud. Bunkerët janë mirëmbajtur, me krevate marinari dhe tualete.

Aty pranë është një qendër komandimi nëntokësore, një spital nëntokësor me një sallë operacioni dhe dushe dekontaminimi si dhe një bunker për të mbrojtur veprat e artit. “Ne në Zvicër jemi largpamës”, thotë zoti Delarageaz. “Ka një fjalë të urtë latine që thotë: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Rinovim bunkerësh bërthamorë
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça mposhtet në Gjermani, edhe pse luan mirë

Kosova Times Kosova Times November 12, 2025
Njeriu që e futi Thaçin në Hagë tani po ndjek Trump
ShBA i kërkon Turqisë ta bindë Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme
MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet ShBA-ja?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?