Bullgaria dhe Hungaria kanë gjetur një zgjidhje për pagesën e transitit të gazit rus përmes “Turkey Stream” , e cila nuk bie në kundërshtim me sanksionet amerikane ndaj Gazprombank ruse . Kështu bëri të ditur të premten ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijártó , i cili ishte për një vizitë në Sofje.
Ministria Bullgare e Energjisë, nga ana e saj, tha vetëm se një opsion për një zgjidhje ishte “diskutuar”.
Lajmi vjen pasi tre ditë më parë ministri bullgar i energjetikës Vladimir Malinov tha se Sofja mund të ndalojë tranzitin e gazit rus në Serbi dhe Hungari nëse kompania ruse “Gazprom” nuk gjen zgjidhje për pagesat.
Gazsjellësi Turk Stream, përmes të cilit Serbia dhe Hungaria marrin gaz nga Rusia, kalon përmes Bullgarisë dhe vendi merr një tarifë të caktuar për shërbimin.
Në nëntor, SHBA vendosi sanksione ndaj Gazprombank, bankës së cilës deri vonë të gjithë blerësit e gazit rus ishin të detyruar të paguanin për transaksionet. Më 6 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin e anuloi këtë kusht , por mbeti e paqartë se si dhe në cilat banka do të transferoheshin pagesat në të ardhmen.
Tani për një vizitë në Sofje ka mbërritur ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó, i cili u takua me presidentin Rumen Radev dhe ministrat e Energjisë dhe të Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Pas takimeve, Szijjártó tha se ishte gjetur një “zgjidhje ligjore dhe financiare” për tranzitin e gazit rus përmes Bullgarisë, e cila ishte e pranueshme si për Sofjen ashtu edhe për Budapestin dhe që nuk binte ndesh me sanksionet amerikane. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të vendimit.
Evropa e Lirë kontaktoi qendrën e shtypit të Ministrisë Bullgare të Energjisë, por ata nuk pranuan të komentojnë.
Njoftimi , i publikuar në faqen e internetit të ministrisë, thotë vetëm se gjatë bisedës së Malinov me Szijjártó, “u diskutua një opsion që përfshin palën hungareze si pjesë të zgjidhjes”.
Ai gjithashtu thotë se vetë kompania “Gazprom” “duhet të gjejë një mënyrë për të paguar në mënyrë që të vazhdojë të ofrojë shërbimin” për tranzit përmes Bullgarisë.
Vazhdimi i “Rrjedha Turke” përmes Bullgarisë u ndërtua gjatë administrimit të GERB-it me kryeministrin Bojko Borisov .
Zbulimet e mëvonshme rreth planifikimit, ndërtimit dhe funksionimit të gazsjellësit treguan se ai i shërbeu tërësisht Gazpromit dhe Rusisë, edhe pse u ndërtua me fonde nga buxheti kombëtar i Bullgarisë.
Sofja nuk merr gaz përmes “Rrjedha Turke” dhe përfitimi i vetëm i mundshëm prej tij është të marrë tarifa tranziti sipas kontratës me “Gazprom”. Kompania shtetërore ruse ka rezervuar pothuajse plotësisht kapacitetin e gazsjellësit deri në vitin 2035.
Dite mepare Bullgaria theksoi se mund të ndalojë transitin e gazit rus në Serbi dhe Hungari nëse kompania ruse “Gazprom” nuk gjen një mënyrë për të paguar shërbimin pa marrë pjesë në transferta “Gazprombank” e sanksionuar nga SHBA .
Kjo u bë e qartë nga një fjalim i ministrit në detyrë të Energjisë, Vladimir Malinov , para gazetarëve të martën.
Fjalët e tij vijnë pasi SHBA vendosi sanksione ndaj Gazprombank të kontrolluar nga shteti rus në nëntor. Kjo është banka në të cilën deri vonë të gjithë blerësit e gazit rus ishin të detyruar të paguanin për transaksionet. Megjithatë, më 6 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin e anuloi këtë kusht .
Ministri i Energjetikës Vladimir Malinov kishte thene se ende nuk ka marrë propozim nga Gazprom se si të bëhen pagesat ndaj Bullgarisë për kalimin e gazit rus përmes territorit bullgar. Kjo po ndodh përgjatë gazsjellësit Rrjedha Turke.
Sipas Malinov, obligimet për muajin dhjetor janë shlyer, por nuk është e qartë se si do të bëhen pagesat në të ardhmen. Dhe në mungesë të pagesës, operatori “Bulgartransgaz” mund të duhet të ndalojë transmetimin e gazit përmes Bullgarisë.
“Bulgartransgaz” do të përmbushë rreptësisht kontratën e saj dhe nuk do të lejojë transportimin e gazit natyror nëse shërbimi nuk paguhet në përputhje me rrethanat,” tha Malinov, cituar nga Mediapool.
Pas sanksioneve të SHBA-së, Putin vendosi ndryshime, sipas të cilave pagesat për shitjen e gazit do të mund të kryhen përsëri në valutë të huaj dhe konvertim valutor. Megjithatë, nuk u përmend se cilat banka do të mund të kryejnë pagesa për transaksionet.
Vazhdimi i “Rrjedha Turke” përmes Bullgarisë u ndërtua gjatë administrimit të GERB-it me kryeministrin Bojko Borisov.
Zbulimet e mëvonshme rreth planifikimit, ndërtimit dhe funksionimit të gazsjellësit treguan se ai i shërbeu tërësisht Gazpromit dhe Rusisë, edhe pse u ndërtua me fonde nga buxheti kombëtar i Bullgarisë.
Sofja nuk merr gaz përmes “Rrjedha Turke” dhe përfitimi i vetëm i mundshëm prej tij është të marrë tarifa tranziti sipas kontratës me “Gazprom”. Kompania shtetërore ruse ka rezervuar pothuajse plotësisht kapacitetin e gazsjellësit deri në vitin 2035.