By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 shtator
September 23, 2025
Limaj: Ekipi i Nismës, zëri i qytetarëve të Prizrenit
September 22, 2025
“Vizioni për Zhvillim të Kaçanikut” e hap fushatën
September 22, 2025
KFOR nderon rreshterin turk që humbi jetën në vitin 1999 në Kosovë
September 22, 2025
VV në Obiliq u premton pensionistëve asistencë financiare e ilaçe
September 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hagë, përfundon seanca për kompensimin e dëmeve nga ndryshimet klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Hagë, përfundon seanca për kompensimin e dëmeve nga ndryshimet klimatike
Uncategorized

Hagë, përfundon seanca për kompensimin e dëmeve nga ndryshimet klimatike

Kosova Times
Last updated: 2024/12/14 at 4:59 PM
Kosova Times Published December 14, 2024
Share
SHARE

Një seancë historike mbi detyrimet ligjore të vendeve mbi ndryshimet klimatike përfundoi të premten në gjykatën e lartë të Kombeve të Bashkuara në Hagë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, rezultati mund të ketë pasoja për luftën kundër ngrohjes globale – dhe për vendet e zhvilluara që fajësohen për çlirimin e pjesës më të madhe të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

15 gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë dëgjuar prova nga 99 vende dhe dhjetëra organizata.

Ata po përpiqen të përcaktojnë detyrimet ligjore të vendeve për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të kompensuar dëmet e shkaktuara, si për shembull në vendet ishuj që humbasin territorin për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Dëshmitë kanë qenë ndonjëherë teknike – por edhe të apasionuara dhe emocionale. Vendet e vogla ishuj kanë argumentuar se ekzistenca e tyre është në rrezik dhe për rrjedhojë ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të zbatohen edhe për ndryshimet klimatike.

Vishal Prasad drejton fushatën për organizatën e Studentëve të Ishujve të Paqësorit që luftojnë ndryshimet klimatike.

“Për të rinjtë, kërkesa për dëmshpërblime është vendimtare për drejtësinë. Ne kemi trashëguar një planet në rënie dhe përballemi me perspektivën e zymtë për të kaluar një botë edhe më të degraduar tek brezat e ardhshëm. Po aq e qartë është edhe kërkesa për ndërprerje të menjëhershme. Nëse emetimet e gazeve serrë nuk ndalen, ne nuk po rrezikojmë vetëm të ardhmen tonë, por po e mirëpresim vdekjen e saj”, tha aktivisti Prasad.

Kundër këtij argumenti ishin disa vende që shkaktojnë ndotjen më të madhe – përfshirë Kinën, Indinë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata argumentuan se vetëm traktatet e klimës – siç është Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 – i ngarkojnë me detyrime ligjore vendet lidhur me ndryshimin e klimës.

Margaret Taylor përfaqësoi Departamentin amerikan të Shtetit.

“Një procedim këshillimor nuk është mjeti për të diskutuar nëse vende individuale ose grupe vendesh kanë shkelur detyrimet në lidhje me ndryshimet klimatike në të kaluarën, ose mbajnë përgjegjësi për zhdëmdimet, siç kanë sugjeruar disa pjesëmarrës”, tha zonja Taylor.

Shumë aktivistë për dëmshpërblimet u ndjenë optimistë pasi seanca dy-javore u mbyll të premten.

Avokatja keniane Brenda Reson Sapuro përfaqësoi organizatën Rinia Botërore për Drejtësinë Klimatike.

“Vazhdojmë të kemi shpresë, sepse i kemi treguar historitë tona. Ne i kemi treguar historitë tona nga zemra”, tha zonja Sapuro.

Gjyqtarët mund të përcaktojnë se vetëm marrëveshjet ekzistuese të klimës kanë rëndësi ligjore. Ose mund të tregohen shumë më ambiciozë, shpjegon eksperti i ligjeve për çështjet klimatike, Renatus Otto Franz Derler.

“Duke thënë se po, vendet shkaktojnë ndryshime klimatike, është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe për këtë arsye shtetet janë të detyruara të paguajnë kompensim financiar dhe të ndërpresin të gjitha këto aktivitete të dëmshme”, thotë ai.

Zoti Derler tha se një rezultat i tillë ka të ngjarë të çojë në pasiguri të mëtejshme ligjore se si dhe ku do të dëgjohen pretendime të tilla për kompensim.

Opinioni i gjyqtarëve – i cili nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm – pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

You Might Also Like

Kurti: Petrovci ndriçonte çdo bisedë, Kosova humbi një thesar kombëtar

Ish-diplomati britanik flet për tiparet e shqiptarëve

Abdixhiku: Rama i realizoi projektet, i duhet edhe një mandat për të tjerat

Bergham : Greqia është një partner kyç për energjinë dhe sigurinë

Erdogan në SHBA mbi akuzat: “Njerëzit e shurdhër shpikin gjëra”.

Kosova Times December 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapet në New Delhi, Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 3, 2022
Ndërroi jetë punëtori i RTK-së, Bardhyl Bekteshi
Në Kroaci u themelua një parti e re politike, pas gjithçkaje qëndron ish-miku i ngushtë i të ndjerit Milan Bandiç…
Irani përpiqet t’i “bombardojë” zgjedhjet në ShBA me dezinformata në stilin rus
Vrasja e policit në veri, reagon Haradinaj: Sulm terrorist që godit paqen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?