Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vedat Shatri, ka marrë çmimin “Honor Graduate” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kapiten Vedat Shatri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin Honor Graduate, çmim i cili jepet për rezultate të larta akademike”, ka njoftuar institucionin e sigurisë.
Ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake deri në nivel kompanie, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi të nevojshme për udhëheqjen, menaxhimin e operacioneve, planifikimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike.