Shkruan: Skënder MULLIQI
-Ata që i kan shikuar me vëmendje kandidatët e partive politike për deputet në listat zgjedhore, kan pa futje të njerëzve sa për numer, e jo vlera politike të cilët premtojnë ndonjë kontribut në legjislacioinin e ardhshem kater vjeqar.Kan hy në lista njerëz të shoubiznesit, sportist e këngëtar, që asgjë nuk i lidhë më botën e politikëbërjës, dhe as që do të sjellin ndonjë freski në parlament, i cili për gjatë këtyre viteve është shëndrruar në klub cirku, edhe për faktin se shumë kush prej kuvendarve nuk e kan pasur dhe as që e kan vendin në institucionin më të lartë të shtetit.Unë pyes, a ka mundësi në një vend të përparuar që dikush të hynë kaq lehtësishte në lista , veq qe ka lidhje më krerët e partive politike, e nuk e ka asnjë ditë pervojë në politikë ?Ne fakt as që ju intereson atyre për të realizuar interesa të qytetareve , pos të krijojnë emer dhe famë më shumë.Shihet ashiqare që partitë politike janë burokratizuar aq shumë sa është e pabesueshme dhe e pa justifikueshme.Shihen në lista edhe Big broveret, këngëtar dhe sportiste,e ndonje profil tjeter, kur dihet së Kosova ka njerëz më kredibilitet të madh intelektual dhe politikë , për ti avansuar të gjithë proceset e stagnuara .Kosova gjendet në udhëkryq të madh politike dhe institucional, dhe hajgaret e tilla të përpilimit të listave pa njerëz të duhur në udhëkryqin e madh të Kosovës, janë tallja më e madhe që mund të bëhët më shtetin e ri të arritur më sakrifica të mëdha njerëzore dhe materjale.Nese themi se domosdo dikush të futet në lista, e që nuk është normë demokratike, atëherë pse nuk janë në lista njerëzit në numer të duhur të familjeve kontributdhënese të lirisë dhe pavarësisë të Kosovës?Po shihet ashiqare se politika në Kosovë është privatizuar dhe klanizuar në formën më degraduese. A nuk është bërë mjaftë më ata të cilët për shumë vite nuk e kan marrë fjalën as një herë të vetme për çështje të rëndësishme për qytetarë nga të cilët edhe janë votuar?Kan mbetur anash yndyra e kombit, e janë futur në lista sikur Kosova të ishte bashqe e babës .Kjo ndodhë vetëm në shtetet më demokraci jo të avansuar.Nuk kemi në lista publicistë dhe analistë kontributdhënes për shtetndërtim dhe mirëqenje krejtë pas luftën në Kosovë.Ata kanë qëne zëri i vërtetë I qytetarëve dhe të zhvillimit të gjithmbardhshem shoqëror dhe politik të vendit.Tjetër.Që shumë kohë nuk ju lejohet analistëve të mirfilltë politikë që e kan dëshmuar vetën si atdhetar të devotshem, për faktin se nuk janë servil të askujt.Nuk kam qare pa kaluar pak në protagonizem, se është fakt se ne disa publicistw dhe analistë politikë kemi bërë shumë më shumë për avansim të proceseve shoqërore dhe politike , në krahasim më Akademnë tone, e mos të flasim për krerët e partive kryesore politike, të cilët e ka vërtetuar koha, se veq përfitimeve përsonale , shumë pak kanë bërë për përmbushjën e obligimeve te qytetarëve për çka edhe janë votuar. Askush nga ne, nuk kemi bërë që të shpërblehemi, por që natyrishtë së duhet të ekziston një kriter, apo normë morale, se cilët janë ata që i kan kontribuar Kosovës, pa më të voglin interes.Zhvatësit e pronës shoqërore, krimi dhe korrupcioni enorm e kanë pru Kosovën në deregjen më të keqe të mundshme.Duket se përpilimi i këtyre listave më ndonjë përjashtim , janë hajgare më shtetin e Kosovës. Dhe, edhe ashtu dalja në votime gjatë 24 viteve ka qenë e ulët, dhe ka mundësi që në këto zgjedhje dalja të jetë edhe më vogël.Votuesit nuk kanë në fakt për kënd më votuar shumë. Disa aty sikur janë parapaguar të janë deputetë dhe ministra e në pozita të tjera, e kandidatet e rinjë që janë futur në lista nuk premtojnë në politikbërje , se për profesinin e politiikës janë autsajder.Krerët e partive kryesore politike krekosën dhe mburren më listat e formuluara pa asnjë kriter demokratik, duke apstrahuar aq shumë intelektualë të mirëfilltë , të cilët do të kishin ndryshuar pamjen e zymtë shumë vjeqare të Kuvendit të Kosovës, ku kontributi i tyre do të ishte i madh në avansimin e proceseve zhvillimore. Nuk po bëhët qëllimisht reforma zgjedhore si shumë e domosdoshme për të pasur demokraci të mifilltë të mbrendshme të partive politike.Mu për atë edhe për disa vite më radhë patem zgjedhje te jashtëzakonshme nacionale.Me shumë opinioni public po bombardohet më sondazhe, se sa e kan dert që Kosova të vihet në binarët normal zhvillimor dhe të proceseve demokratike , që do të ndikonin që vendi të inkuadrohet në strukturat e BE-së dhe në NATO. Natyrisht së kaptinë e veqantë është tema e vazhdimit të dialogut më Serbinë, ku nga pushteti aktual janë kthyer proceset për se mbari, kur dihet për faktorizimin e Serbisë dhe Vuqiqit, deri para katër vitesh në maratonën e bisedimeve.