Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme.

 

Hoxhaj në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.

‘Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.