By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
August 26, 2025
Tahiri: PDK ka bërë hapin më të madh në krijimin e institucioneve të vendit
August 26, 2025
Haxhiu: Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar
August 26, 2025
GLPS: Shëndetësia në Kosovë përballë keqpërdorimit të fondeve publike
August 26, 2025
Haradinaj – Abdixhikut: Vazhdo të vendnumërosh, kjo të shkon për shtati
August 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
Rajon / Botë

Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 6:45 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeruar vendbanimet izraelite në Lartësitë Golan nën pushtimin e Izraelit, duke thënë se po vepron “në dritën e luftës dhe frontit të ri me të cilin përballet Siria”, si edhe nga dëshira për të dyfishuar popullsinë izraelite në Golan.

“Forcimi i Golanit forcon shtetin e Izraelit dhe është veçanërisht i rëndësishëm në këtë kohë. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë atë, ta bëjmë atë të lulëzojë dhe të vendosim kolonë,” tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha po të dielën se kërcënimet nga Siria vazhdojnë të ekzistojnë pavarësisht tonit të moderuar të udhëheqësve rebelë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad një javë më parë.

“Rreziqet e menjëhershme për vendin nuk janë zhdukur dhe zhvillimet e fundit në Siri e rrisin kërcënimin – pavarësisht imazhit të moderuar që udhëheqësit rebelë pretendojnë të paraqesin,” u tha zoti Katz zyrtarëve që po shqyrtonin buxhetin e mbrojtjes së vendit, sipas një deklarate.

Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, tha të shtunën se Izraeli po përdorte pretekste të rreme për të justifikuar sulmet e tij në Siri, por se ai nuk është i interesuar të përfshihet në konflikte të reja pasi vendi po përqendrohet tek rindërtimi.

Sharaa – i njohur më shumë si Abu Mohammed al-Golani – drejton grupin islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) që rrëzoi Assadin nga pushteti të dielën e kaluar, duke i dhënë fund sundimit me grusht të hekurt prej pesë dekadash të familjes së tij.

Që atëherë, Izraeli është zhvendosur në një zonë të çmilitarizuar brenda Sirisë, e cila u krijua pas luftës arabo-izraelite të vitit 1973, që përfshin anën siriane të malit strategjik Hermon me pamje nga Damasku, ku forcat e tij morën një post të braktisur ushtarak sirian.

Izraeli, i cili ka thënë se nuk ka ndërmend të qëndrojë atje dhe e quan inkursionin në territorin sirian një masë të kufizuar dhe të përkohshme për të garantuar sigurinë kufitare, ka kryer gjithashtu qindra sulme ndaj rezervave të armëve strategjike të Sirisë. Ajo ka thënë se po shkatërron armët strategjike dhe infrastrukturën ushtarake për të parandaluar përdorimin e tyre nga grupet rebele që dëbuan Assadin nga pushteti.

Disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë, kanë dënuar atë që ata e quajnë kapje nga Izraeli të një zone tampon në Lartësitë Golan.

“Gjendja e Sirisë, e drobitur nga lufta, pas vitesh konflikti dhe lufte, nuk lejon konfrontime të reja. Prioriteti në këtë fazë është rindërtimi dhe stabiliteti dhe jo tensione të reja që mund të çojnë në shkatërrim të mëtejshëm,” tha Sharaa në një intervistë të botuar në faqen e internetit të Siria TV, një kanal që anon nga rebelët.

Ai tha gjithashtu se zgjidhjet diplomatike ishin e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin dhe se “aventurat ushtarake të papeshuara” nuk janë të nevojshme.

You Might Also Like

Eurotopics: Midis Trump dhe Putin – A po zvogëlohet roli i Evropës?

Kundërsulmet ukrainase eliminuan një pikë të rrezikshme të spikatur pranë Pokrovskut

Droni ukrainas rrëzohet në Estoni

VIDEO: Boeing me 250 pasagjerë pëson defekt në motor, bën ulje emergjente në Siberi

Mëngjesi Kombëtar i Lutjes në Kiev: I dërguari i SHBA-së Kellogg thotë se Trump kërkon paqe për Ukrainën

TAGGED: #Izraeli, #Lartësia e Golanit, #Zgjerim i vendbanimeve
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

A do të shtyhet afati për konvertim të patentë-shoferë ilegale serbe?

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
ShBA dhe Koreja e Jugut shfaqin forcën ushtarake ndaj Veriut
Presidenti i Francës dhe Komisioni Evropian komentuan ndalimin e Durov
Sekuestrohen 14 motoçikleta në Pejë
Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në El Salvador
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?