By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si t’iu besojmë premtimeve për “ndryshim” nga partitë e vjetra?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Si t’iu besojmë premtimeve për “ndryshim” nga partitë e vjetra?!
Opinion

Si t’iu besojmë premtimeve për “ndryshim” nga partitë e vjetra?!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 10:07 AM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Çdo ditë e më afër po shkojmë drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Sa më afër zgjedhjet, aq më shumë po shtohet kureshtja e qytetarëve, se cili subjekt do të jetë fituesi i garës së re zgjedhore me akter të vjetër të politikës!

Zgjedhje për riciklim të pushtetit

Vetëm naivët politik mund të shpresojnë se këto zgjedhje do të sjellin ndryshim! Ishin normale pritjet e qytetarëve para zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2021 kur erdhi në pushtet LVV-ja, e cila e rrëmbeu votën e elektoratit, por që erdhi në fund të mandatit politik pa e plotësuar asnjë kërkesë të qytetarëve!

Tashmë kur janë provuar të gjithë në pushtet, u provuan politikan të profileve të ndryshme dhe politikan të kalibrave të ndryshëm, por i vetmi koalicion që nuk është provuar është ai mes LVV-së me krahët e luftës, përkatësisht me PDK-në dhe AAK-në e përforcuar me NISMA dhe figura tjera të ricikluara politike!

Mbase kjo do të ishte risia e vetme e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të tjerat paraqesin vetëm përsëritje të pushtetit dhe vazhdimësi të qeverisjeve paraprake.

Edhe pse në dukje të parë mendohet se kemi një vetëdijesim më të madh të elektoratit, asnjëherë nuk kanë qenë hamendjet më të mëdha të elektoratit kë për ta votuar më 9 shkurt!

Premtime boshe dhe pa mbulesë

Kësaj radhe duhet marrë me rezerva premtimet elektorale, madje duhet pasur një kujdes të shtuar ndaj atyre që kanë gojën plot ndryshime, por që në listat e tyre elektorale i kanë të njëjtët njerëz që i mashtruan qytetarët për një gjysmëshekulli rresht.

Si u besohet politikanëve që nuk i përmbushën zotimet dhe premtimet elektorale nga njëri pushtet tek tjetri, si t’ju besohet politikanëve që më shpesh i ndërruan partitë sesa brekët në trupin e tyre!

E, kur jemi tek ‘brekët’, disa prej politikanëve që pa brekë i zuri nata, mëngjesi i zbardhi milionerë!

E si t’iu besohet këtyre kusarëve, të cilët me patriotizmin politik mashtruan qytetarët dhe mërgimtarët duke ua rrëmbyer votën në emër të ndryshimit!

Në fakt, patriotizmi folklorik është bërë një instrument fitimprurës për shumicën e elitave partiake dhe vartësve të tyre, varësisht prej shkathtësisë mashtruese dhe nivelit të ngritjes intelektuale të elektoratit.

Si çdo herë në zgjedhjet e kaluara, edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit radhe mundësia më e madh e mashtrimit është ndaj shtresave të varfra përmes ofrimit të lëmoshës në kohë fushate.

Bojkot ose vazhdimësi politike

Në mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, elektorati i ka vetëm dy mundësi: t’i votojë të njëjtat parti ose t’i bojkotoj me mosdalje në zgjedhje, gjë e cila do t’i bënte të ndërgjegjësohen politikanët dhe të reformohen deri në themel partitë aktuale të skenës politike.

Ngase që 24 vite rresht i kemi të njëjtat parti në garë me njëra-tjetrën, dhe po të njëjtat në bashkëqeverisje me njëra-tjetrën!

Si rezultat i kësaj, legjislaturat e Kuvendit nuk dallojnë njëra nga tjetra, ndodhë vetëm ndërrim i kolltukëve, herë në anën e djathtë, në mes apo në anën e majtë të sallës luksoze të Kuvendit të ndërtuar me paratë e Behgjet Pacollit!

Kjo është pasqyra reale e Koloseumit (Kuvendit) në të cilën përballën të njëjtët gladiatorë (politikan) me gojën plot patriotizëm folklorik për Kosovën dhe interesin e qytetarëve, sa për të ngjallur emocione patetike të momentit për realizimin e kauzave partiake.

Qytetarët tashmë janë ngopur më të njëjtat refrene mashtruese të politikanëve në Parlament, që shiten si heronj të këtij vendi duke u thirrur në emër të qytetarëve për të përfituar poste dhe pasurim të paligjshëm nga buxheti i shtetit!

Dihet kush janë heronjtë vërtetë të lirisë së atdheut. Janë ata që kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar veten për lirinë e atdheut dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Por që, ky heroizëm duhet të dëshmohet edhe në paqe duke e sakrifikuar interesin personal për të mirën e qytetarëve duke iu kundërvënë çdo lloj abuzimi të pushtetit, filluar nga ulëset e Parlamentit, Qeveri, Presidencë dhe abuzimet që bëhen në bashkërendim me pushtetin lokal.

Patriotizmi i kandidatëve për deputet në Legjislaturën e Re pas 9 shkurtit 2025 duhet të jetë në parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga popullata e saj, me krijimin e kushteve të barabarta për jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët pa dallime partiake.

Gjaku i dëshmorëve na e solli lirinë, kurse politika është duke e dërguar shtetin drejt greminës dhe ua humbi shpresat popullatës për jetë në shtetin e lirë dhe të pavarur! Sa e dhimbshme, po aq trishtuese është kur takon çlirimtar dhe djem të dëshmorëve në shtetet europerëndimore duke e shkrirë trupin e tyre në Dhe të huaj për një jetë më të mirë!

You Might Also Like

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për një muaj, janë sekuestruar sende në vlerë rreth 300 mijë euro

Kosova Times Kosova Times September 30, 2022
Gaza sërish pa qasje në internet, teksa trupat izraelite luftojnë me Hamasin
Rritja e depozitave në banka është indikator i mungesës së sigurisë politike dhe juridike
17 persona vdiqën në një spital rumun
Protestuesit në Zubin Potok shpërndahen; në Zveçan e Leposaviq vazhdon protesta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?