By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në Kosovë, skandali në sektorin e shëndetësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tetë të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në Kosovë, skandali në sektorin e shëndetësisë
Lajme

Tetë të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në Kosovë, skandali në sektorin e shëndetësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 12:47 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpëlarje të parave”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të bërë publik më 13 dhjetor, aktakuza është ngritur ndaj personave fizikë, me inicialet; E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L, si dhe subjekteve juridike: “M…”, “AHK” dhe “QKK”.

Radio Evropa e Lirë i ka kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore më shumë hollësi për aktakuzën, si dhe qasje në të, por nuk ka marrë përgjigje.

Mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi – që ka thënë se ka siguruar aktakuzën, kanë raportuar se aktakuza është ngritur kundër Ekrem Llukës, në cilësinë e pronarit të Qendrës Kardiake të Kosovës, ndaj Korab Llukës, Klodian Allajbeut, si pronar i Spitalit Amerikan në Kosovë, ndaj Igli Larashit, dhe pronares së Medbrad KS, Edlira Malaj.

Ekrem Lluka dhe Klodian Allajbeu janë edhe pronarë të disa mediave në Kosovë.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Qendrës Kardiake të Kosovës, Spitalit Amerikan dhe Medbrand KS, si subjekte juridike.

Sipas raportimeve të Betimit për Drejtësi bëhet fjalë për shitblerje në vlerë të miliona eurove në emër të kompanive që nuk kanë qenë të regjistruara.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Ekrem Llukën si dhe Spitalin Amerikan në Kosovë, por nuk kanë qenë të qasshëm për koment.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, Medbrand KS, është kompani në pronësi të Alaudin dhe Rigers Malajt.

Radio Evropa e Lirë e ka pasur të pamundur t’i kontaktojë të dy deri në publikimin e këtij materiali.

Grupi Dukagjini ka deklaruar pafajësi të plotë për njërën prej kompanive të veta, si referencë për Qendrën Kardiake të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Grupi Dukagjini ka thënë se aktakuzën nuk e ka pranuar ende.

“Aty [në gjykatë] do të dëshmojmë jo vetëm pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të vet, por edhe persekutimin personal dhe të kundërligjshëm të cilit i janë nënshtruar gjatë tre viteve të hetimit të kësaj çështjeje”.

Spitali Amerikan ka thënë për media tjera në Kosovë se avokatët do të kërkojnë të hënën aktakuzën dhe do të dëshmojnë për pafajësinë.

Spitali Amerikan në Kosovë kishte nisur të ndërtohej më 2007 në Kosovë, pak metra larg Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me leje të Kuvendit Komunal të Kosovës, por në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së atëhershme, me të cilën ndalohej veprimtaria e institucioneve shëndetësore private në afërsi prej një kilometri e gjysmë afër atyre publike.

Më vonë është ndryshuar një nen i udhëzimit administrativ që përcaktonte distancën, dhe kështu ishte mundësuar finalizimi i punimeve. Ky institucion ka leje për punë deri më 2025./ REL

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe disa lokale me muzikë nate

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me shefin e OSBE dhe ambasadorin zviceran bisedojnë për funksionalizimin e zyrës për harmonizimin gjuhësor

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Pekini shkakrkon ish-ministrin e mbrojtjes dhe ministrin e jashtëm nga postet qeveritare
Kuvendi shkon në pauzë pas përleshjeve fizike
E mitura ruse po piqte salcice në skarë në monument. Prokuroria: Është rehabilitimi i nazizmit
Peskov: Përfundimi i operacionit ushtarak në Ukrainë do të jetë pasi të jenë arritur qëllimet e vendosura nga Putin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?