By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zyrtarët amerikanë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit HTS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zyrtarët amerikanë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit HTS
Rajon / Botë

Zyrtarët amerikanë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit HTS

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 4:37 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham (HTS), që tani kontrollon Sirinë, pas rrëzimit të regjimit të liderit Bashar al-Assad, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja ka konfirmuar kontaktin me këtë grup, të cilin e konsideron organizatë terroriste.

Blinken u ka thënë gazetarëve se SHBA-ja ka qenë në kontakt për të kuptuar për fatin e gazetarit të zhdukur, Austin Tice.

Ai i ka bërë këto deklarata në Jordani, pas bisedimeve që ka zhvilluar me përfaqësues të disa vendeve arabe, Turqisë dhe Evropës, për të diskutuar të ardhmen e Sirisë.

Zyrtarët janë pajtuar për të mbështetur një tranzicion paqësor në këtë shtet.

Vetë zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se fuqitë rajonale nuk dëshirojnë të shohin kaos.

Në një komunikatë të përbashkët, këto vende kanë bërë thirrje për një Qeveri siriane gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat e minoriteteve dhe nuk ofron bazë për “grupet terroriste”.

Përfaqësues të grupit HTS nuk kanë qenë pjesë e takimit në Jordani.

HTS, grupi më i fuqishëm i rebelëve në Siri, ishte themeluar nën një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, më 2011, dhe ka qenë degë e Al-Kaidës.

Grupi është konsideruar ndër më efektivët në luftën kundër regjimit të Assadit.

Përveç nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Lideri i grupit, Ahmed al-Sharaa, që njihet edhe si Abu Mohammed al-Jolani, i ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën më 2016. Ai është zotuar së fundmi për tolerancë për komunitetet dhe grupet tjera fetare.

Megjithatë, e kaluara e dhunshme e grupit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ai do të mund t’i përmbushë premtimet.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar, pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

TAGGED: #Antony Blinken, #Rebelët e grupit HTS
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zgjedhjet në Austri. E djathta ekstreme është një favorit i madh: “Shumë të huaj jetojnë këtu”

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
A do ta japë Vuçiq Vulin dhe pse jo menjëherë?
Influencuesja meksikane vritet ndërsa transmetonte drejtpërdrejt nga salloni i saj
Ademi pret Jasharin: FFK do të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues
Hoti: Në Qeverinë Kurti asgjë s`është punuar, miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?