By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aksione dhe bastisje të shumta policore në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aksione dhe bastisje të shumta policore në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Aksione dhe bastisje të shumta policore në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/12/16 at 11:51 PM
Kosova Times Published December 16, 2024
Share
SHARE

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një sërë aksionesh policore në disa pjesë të vendit në dy ditët e fundit, përfshirë bastisje në shtëpitë e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Komuna e Çairit, Haraçinës, Shuto Orizares, Butelit, janë ndër 30 lokacionet ku janë realizuar kontrollet dhe bastisjet, si dhe janë arrestuar disa njerëz, përfshirë anëtarë të klaneve të drogës, të cilët akuzohen edhe “për kryerjen e krimeve të rënda me porosi”.

Prokuroria publike tha se ka lëshuar urdhër për hetimin e 18 personave të dyshuar, 14 prej të cilëve “si porositës, ndihmës, dhe kryerës të drejtpërdrejtë të veprës penale vrasje. Nga këta, 12 persona të janë të dyshuar edhe për veprën penale bashkim kriminal, ndërsa 5 për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Ajo tha se katër personat e tjerë akuzohen për “zhvatje”.

Prokuroria shtoi se autoritetet janë në kërkim edhe të gjashtë personave, pasi dyshohet se ata kishin marrë informacion për aksionin para se policia ta merrte urdhrin për bastisje.

Bastiset shtëpia e Grubit dhe e ish-drejtorit të Lotarisë

Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të hetimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore, vazhdoi bastisjet në shtëpitë e ish-zëvendëskryeministrit Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Aksioni ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për Lotarinë Shtetërore, me vlerë mbi 8 milionë euro.

Sipas Prokurorisë Publike, Grubi dhe Bajrami, dyshohen për veprën penale, përvetësim në detyrës, ndërsa katër persona të tjerë për veprën penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Nga provat e mbledhura, sipas Prokurorisë, Përparim Bajrami, si person përgjegjës për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit 2023, së bashku me zëvendëskryeministrin Grubi, nëpërmjet ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tyre të veçanta, kanë marrë pjesë në veprime që kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 8 milionë euro në buxhetin e shoqërisë aksionare.

Policia ka kryer kontrolle në nëntë lokacione, në koordinim me prokurorin publik dhe gjykatësin e procedurës paraprake.

Grubi dhe Bajrami nuk kanë qenë të pranishëm në lokacionet që u kontrolluan nga policia.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha të hënën në TV21 se ish-zëvendëskryeministri Grubi, së bashku me një biznesmen shkuan nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës në një veturë të dielën.

Ndërkohë, gjatë ditës së diel, Grubi njoftoi se nuk ka ikur, por se ndodhet jashtë vendit për një vizitë private.

“Kam udhëtuar me dokumentet e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sapo t’i kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi, pranë familjes. Ju lutem mos shpifni dhe spekuloni”, shkroi Grubi në një postim në Facebook.

Artan Grubi, pas futjes në listën e zezë amerikane ditë më parë, është tërhequr edhe nga jeta politike e publike.

Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion.

Më 11 dhjetor, Prokuroria e Shkupit gjithashtu njoftoi se ka nisur hetim kundër Grubit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, me qëllim që, siç tha, të vërtetojë nëse kanë përgjegjësi penale, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Ndërkaq, ditë më parë, Mickoski paralajmëroi se në periudhën në vijim, “do të ketë dhjetëra raste të tilla”, duke iu referuar kështu aksionit policor me nofkën “Aditiv”, ku u arrestuan dhjetëra persona, mes tyre ish-udhëheqës të Elektranave (EMV), Postave të Maqedonisë së Veriut dhe termocentraleve (TEC) në Manastir, Osllomej dhe Negotinë.Ata dyshohen për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, duke shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë eurosh./REL.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times December 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova në udhëkryq me aleatët e saj

Kosova Times Kosova Times February 8, 2025
Hamza: Do të krijojmë vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta
Guild Eagles eliminon Preasyn, një fitore larg Majorit
Pas fillimit të luftës, kërkesa e rusëve për pasuri të paluajtshme të huaja është dyfishuar
Suedia përmbush kërkesat e Turqisë për anëtarësim në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?