By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!
Opinion

Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 8:49 AM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste, për një qeverisje të mirë e jo disfatiste. Kosova ka nevojë për një kryeministër që punon shumë e flet pak, për një kryeministër që mbanë premtimet dhe nuk mashtron qytetarët.

Qeverisjet e reja me mentalitet të vjetër

Ardhja në pushtet me premtime megalomane për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përfundimi me punë të vogla pa e bërë asnjë ndryshim në përmirësim të jetës së qytetarëve, jo vetëm dështim, paraqet abuzim dhe mashtrim me qytetarët.

Ndarja e partive politike në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një politikani apo grupi të interesit nga një parti dhe bashkëngjitja një partie tjetër, nuk e nënkupton ç’kapjen dhe as ndarjen e “shapit nga sheqeri”, për shkak se të njëjtët edhe nga tabori tjetër janë pjesë e kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sikurse ndarja e partive politike, gjegjësisht, dalja e nismave nga partitë ekzistuese nuk e ndihmuan ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Për shkak se të gjitha bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjarëve të politikanëve të nivelit të lartë.

Në vendin tonë nuk ka institucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafie-oligarkët e njëjtë ekonomik.

Të fortët e politikës qëndron pas kompanive private 

Prapa privatizimit të egër dhe jo lojal qëndrojnë të fortët e politikës të cilët i kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese familjare.

Prapa çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore, qendrat e homologimit të automjeteve, hidrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe restorantet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregtare qëndrojnë politikanët dhe oligarkët ekonomik.

Meqë është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatave zgjedhore, përsëri bëhen në qeverisjen e vendit.

Në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël ordinerë dhe “bossa” të mëdhenj.

Asnjë politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç’kapjen e shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm nga institucionet e shtetit, përkatësisht nga kompanitë publike, nëpër Ambasada apo Konsullata jashtë shtetit.

Meqë është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç’kapjen e shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e dukurive negative.

Thirrje për tifozeritë e partive politike

Në fund i kam edhe dy fjalë për tifozeritë e partive politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të caktuar.

Sikurse deri më tani, do të jem i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i dhënë mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit tim nuk e meritojnë mbështetjen time.

“Do të pranojë të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por assesi të futem nën çatinë e këtyre partive të dështuara politike” (F.Z.).

Ndjehem krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë LDK-së post-rugoviane

Ngase askush nga politikanët nuk po punon për ç’kapje reale, por vetëm për kapje të re të shtetit!

Vajë halli e mjerë mileti, kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!

Tashmë po vërehet qartë se ndryshimin politik në Kosovë nuk vjen nga kjo klasë politike, nuk do të vjen dot as nga figurat Sorosiane që hyrën në politikë me mentalitetin e vjetër për t’u pasuruar dhe për të sunduar siç sunduan pararendësit e tyre përgjatë dy dekadave të fundit.

Por ndryshimi vjen nga një klasë e re politike, vjen përmes një alternative të re politike. Vetëm alternativa e re politike do ta shpëtojë Kosovën nga zbrazja totale dhe nxjerrë shtetin nga humnera dhe do t’i shpëtojë qytetarët nga varfëria dhe denigrimi social.

You Might Also Like

Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!

Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare

Kuvendi i Burrecave

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
CELINE DION xhiroi një DOKUMENTAR: Vitet e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë për mua
ShBA-ja: Irani ka sulmuar një cisternë me lëndë kimike afër Indisë
Krerët shtetëror bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit
Trajkoviq: Vuçiq tani kërkon që serbët t’i binden dhe të takohen me Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?