By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë
Rajon / Botë

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 10:00 PM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa luftimet në Ukrainë po mbushin tre vite.

Amendamentet e miratuara nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, zgjerojnë përkufizimin e tradhtisë së lartë, duke përfshirë lidhjet me çfarëdo organizate që është e përfshirë në “aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Legjislacioni aktual kishte një interpretim më të ngushtë të “kalimit në anën e armikut”, duke e përcaktuar atë si bashkim me forcat e armatosura të armikut.

Të dënuarit për tradhti të lartë mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

“Në situatën kur ushtarët tanë rrezikojnë jetën e tyre në betejën për sovranitetin e Rusisë, nuk ka organizata ‘neutrale’ apo ‘paqësore’ nga ana e armikut”, tha Vasily Piskarev, kryetar i komisionit të çështjeve të sigurisë të Dumës dhe një nga autorët e projektligjit. “Nuk mund të lejojmë askënd të punojë për armikun në territorin tonë”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se formulimi i paqartë i projekt-ligjit mund të përdoret për të goditur këdo që ka lidhje me ndonjë organizatë ukrainase dhe mund të interpretohet më gjerësisht për të ndëshkuar edhe ata që kanë ndonjë kontakt me organizata apo kompani perëndimore.

Përkufizimi ligjor i tradhtisë tashmë është zgjeruar për të përfshirë ofrimin e “ndihmës”, së përcaktuar në mënyrë të paqartë, për vendet ose organizatat e huaja.

Amendamentet e propozuara, të cilat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e parlamentit dhe të nënshkruhen nga Presidenti rus Vladimir Putin për t’u bërë ligj, parashikojnë gjithashtu dënimin me deri në 15 vite burg për të huajt dhe personat pa shtetësi që akuzohen për “ndihmë për aktivitetet e armikut kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Proceset për tradhti dhe spiunazh janë shtuar së tepërmi, pasi Presidenti Putin dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Paditë e tilla janë ngritur ndaj një game të gjerë të dyshuarish, që nga kritikët e Kremlinit dhe deri tek gazetarët e pavarur dhe shkencëtarët, duke tërhequr vëmendjen e grupeve të të drejtave të njeriut.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Papa bën thirrje që të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Kosova Times Kosova Times December 2, 2023
Si ndikon moti i nxehtë në trup dhe kush rrezikohet më së shumti?
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira të shpërndara
Shoigu zbuloi se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë (VIDEO)
Sarkozi përballet me një tjetër goditje, një tjetër dënim përfundimtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?