By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fermat e reja moderne me lopë qumështore po konsiderohen profitabile
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Fermat e reja moderne me lopë qumështore po konsiderohen profitabile
Bujqësi

Fermat e reja moderne me lopë qumështore po konsiderohen profitabile

Kosova Times
Last updated: 2024/12/18 at 9:36 PM
Kosova Times Published December 18, 2024
Share
SHARE

Krahas sektorëve të tjerë bujqësorë, atraktive dhe fitimprurëse për bujqit e Kosovës po shihen edhe fermat moderne të Lopëve qumështore, të cilat çdo ditë e më shumë fermerët kanë nisur të ndërtojnë të tilla në vend. Një fermë të tillë moderne e ka nisur edhe familja Gashi, nga Fshati Dubravë, Komuna e Suharekës. Kjo familje 6 vite më parë kishin mbjellë 15 hektarë me arrë e këtë vit kjo familje ka filluar edhe mbarështimin e lopëve qumështore.

Florent Gashi, bashkëpronar i fermës së lopëve qumështore, Dubravë të Suharekës thotë për emisionin “Toka’ në RTK  se ferma dhe blerja e lopëve është bërë me investime vetanake, e në të cilën sipas tij, tashmë kanë 5 punëtorë  të punësuar.

“Në fermën tonë tashmë janë të punësuar 5 punëtorë. Kapaciteti i kësaj është për 100 krerë lopë qumështore, mirëpo aktualisht kemi 66 krerë të lopëve qumështore”, thotë Gashi..

Ai thotë se llojin e lopëve që e kanë përzgjedhur të mbarështojnë është Hollshtajn, për shkak të siç thotë ai, kapaciteteve të larta të prodhimit të qumështit.

“Aktualisht qumështin e planifikojmë ta shesin të freskët dhe për momentin nuk planifikojmë përpunimin e tij. Ndërkaq, ferma është e ndërtuar me standarde moderne, krahas sistemit të lirë në të janë edhe disa pajisje tjera që ndikojnë në rritjen e mirëqenies së kafshëve, si dhe atë të prodhimit”, thotë Gashi.

Në ndërkohë karakteristikë e kësaj ferme është  edhe prania e muzikës në të, pajisje të cilën nuk e kemi hasur në fermat tjera në vendin.

Gashi thotë se sistemi i mjeljes është i mbyllur dhe në të njëjtën kohë mund ta kryejnë këtë proces 6 lopë.

Ndërkaq, për largimin e plehut, Gashi thotë se është i rregulluar me mekanizëm elektronik, i cili përmes një skrapi largohet nga ferma gjatë tërë kohës dhe bartet në rezervarët që gjenden ndër fermë.

E plehun grumbulluar në rezervuar, Gashi thotë se shfrytëzohet për plehërim të 15 hektarëve me arrë, derisa jonxha që rritet në plantacion shfrytëzohet për ushqim të gjedheve.

Subvencionet, Gashi i vlerëson të mira, derisa sqaron se sa i përket granteve dhe  pretendojnë të përfitojnë në makineri dhe zgjerim të fermës

Mjeku veteriner Bledar Gashi i cili merrej me mbikëqyrjen e shëndetit të lopëve në këtë  fermë në Suharekë, thotë për emisionin ‘Toka’ në RTK se ndërtimi i kësaj Stalle është bërë duke iu përshtatur  përmbushjes së kushteve specifike të lopës.

Ai thotë se sistemi i lirë i mbarështimit, krahas mirëqenies së kafshëve jep avantazh në prodhimtari dhe mbikëqyrje të sëmundjeve dhe proceseve jetësore të sajë.

Ndërkaq, sipas mjekut veterinar, Bledar Gashit muzika të cilën e hasëm për herë të parë në një fermë të vendin tonë, thotë se luan rol qetësues te kafsha, dhe përmes sajë lopa nuk stresohet nga zhurmat e mundshme nga jashtë.

“Largimi i plehut në mënyrë automatike i mbron kafshët nga sëmundjet e thundrave dhe gjinjve të tyre. Po ashtu, faktor bazik për shëndet dhe produktivitet të gjedheve vlerësohet ajrosja e mirëfilltë dhe prania e madhe e dritës”, thotë Gashi, duke shtuar se për të pasur shëndet të mirë  dhe prodhimtari të lartë të prodhimit, Bledari na thotë se gjedheve duhet të tu jepen ushqime që përmbajnë, energji, proteina dhe fibra.

Ai thotë se lloji i Lopëve Hollshtajn ka potencial gjenetik për prodhimtari të lartë të qumështit dhe se prodhimtaria mesatare fillestare e tyre është 30 litra në ditë.

Sipas tij, gjedhet që kanë prodhimtari të lartë, janë më të rrezikuara nga sëmundjet në krahasim me gjedhet me prodhimtari të ulët të qumështit.

Ndërkaq, në fshatin Qeskovë të Komunës së Klinës, Sheqer Berisha ka ndërtuar një fermë moderne të lopëve të llojit montbeliard.

Ai fillimisht ka filluar me rreth 40 krerë, derisa rreth dy muaj më parë kanë sjellë edhe rreth 140 krerë të tjera.

Sheqer Berisha thotë se llojin e lopës Montbeliard nga Franca, e kanë zgjedhur të mbarështohet në këtë fermë, sepse janë lopë me kapacitete të larta të prodhimit të qumështit.

“Lloji Montbeliard është më e qëndrueshme ndaj sëmundjeve për dallim nga lopët tjera, po ashtu kanë kapacitete të larta të prodhimtarisë së qumështit dhe se përshtaten më mirë me kushtet tona klimatike”, thotë Sheqer Berisha për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Ai thotë se largimi i plehut në këtë fermë realizohet në mënyrë automatike e po ashtu edhe mjelja e gjedheve kryhet përmes sistemit të mbyllur automatik.

You Might Also Like

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pune

Policia has në prerës ilegalë të druve në Malet e Sharrit

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare

TAGGED: #Fermat, #Lopë qumështore, #Profitanile
Kosova Times December 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komandanti i FSK-së, uron `Ditën e Forcës`: Faleminderit për shërbimin!

Kosova Times Kosova Times November 26, 2024
Ferizaj, nis zbatimin e planit të veprimit ‘Motoçikleta 2024’
Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
Begaj: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit
Centrali bërthamor të Zaporozhye i minuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?