By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fijet nga Shqipëria që zbuluan pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fijet nga Shqipëria që zbuluan pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës
Rajon / Botë

Fijet nga Shqipëria që zbuluan pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/18 at 7:21 PM
Kosova Times Published December 18, 2024
Share
SHARE

Europol njoftoi të mërkurën goditjen e një rrjeti kriminal që vepronte si një bankë e nëndheshme, për të qarkulluar dhe pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës në shkallë të gjerë e nga krime të tjera të rënda.

Goditja e rrjetit erdhi falë aktiviteteve të agjensive ligjzbatuese në 6 vende të ndryshme, të mbështetura nga Europol-i, e veçanërisht nga rezultatet e dy hetimeve të rëndësishme të finalizuara kohë më parë me operacionet “Gorgon”, i realizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në Shqipëri dhe ai “Whitewall”, i realizuar në Spanjë, nga Guardia Civil. Europol-i bëri të ditur se të paktën 9 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan 25 milionë euro në kriptovaluta, 35 mijë euro kesh dhe dokumente, telefona celularë, sende me vlerë ( ari, mallra luksi).

Operacioni “Gorgon” në Shqipëri

Operacioni në Shqipëri, i zhvilluar më 31 korrik, pati si objektiv goditjen e organizatës së vëllezërve nga Elbasani Franc dhe Hajdar Çopja të dyshuar për një seri vrasjesh, tentative vrasjeje si dhe në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019. Nga 33 urdhëra arresti, 13 u ekzekutuan në vend ndërsa dy të tjerë ishin arrestuar më herët jashtë vendit. Pjesa tjetër e personazheve kishin lënë prej kohësh Shqipërinë.

Në njoftimin e saj për rastin, Prokuroria e Posaçme, u përqëndrua te aktiviteti i vëllezërve, duke mbajtur të fshehur një fakt që e zbuloi komunikata e Europol-it në atë kohë. Sipas organizatës europiane të sundimit të ligjit në operacionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme ishte “arrestuar një figurë e rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”.

Siç u mësua më pas, mes të arrestuarve ishin pronarët e një pike këmbimi valutor në qendër të Tiranës, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët dyshohen se ofronin shërbime financiare për organizatën e vëllezërve Çopja. Zbërthimet e aplikacioneve të koduara SKY/ECC, kanë zbuluar se Mici kishte lëvizur disa miliona euro të Franc Çopjes. Por në deklarimet për mediat, avokatët e të dy të arrestuarve kanë mohuar akuzat.

Në njoftimin e sotëm të Europol-it, për këtë rast shpjegohet se i arrestuari në Shqipëri “po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë, është përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe përbën një qasje të re për pastrimin e parave”.

Si nisën hetimet

Hetimet për këtë rrjet nisën në vitin 2021, kur në kuadër të hetimeve për trafik të lëndëve narkotike, policia spanjolle, gjatë kontrollit të një banese, gjeti në kartëmonedhat 5 euro-she, të dhëna me shkrim dorë, që jepnin informacione se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të kokainës.

Policia spanjolle ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet e sistemeve të koduara “ EncroChat” dhe “Sky”. Si rezultat, shpjegon Europol-i, një shtetas britanik, u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare të nëndheshme, për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti kriminal që operonte nga Dubai.

Pas arrestimit të tij më 12 shtator të vitit 2022, analizimi i të dhënave të shumta për të zbuluar rrjetin kriminal dhe rolet e anëtarëve të tij, çoi në një aksion të zhvilluar më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit belge, bullgare, holandeze dhe të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Europol-it dy operacionet “Gorgon” dhe “Whitewall” zbuluan shumë aspekte të krimit të organizuar, me transfertat e fshehta dhe pastrimin e parave të cilat funksionojnë jo vetëm që si krime financiare në vetvete, por edhe si shërbime për ata që janë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimin e armëve.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times December 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Finlanda mbështet Kosovën në proceset e integrimit evropian

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
Konjufca uron Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së
Maratona televizive e Putinit: Kostumet kombëtare, propozimi për martesë dhe lëvdatat
Dhënia e Topit të Artë në Paris: Aitana Bonmati fitoi Topin e Artë në konkurrencën e femrave
Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin për sulm ndaj gazetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?