By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!
Opinion

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/18 at 1:21 PM
Kosova Times Published December 18, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë janë tregues për numrin tejet të vogël të atyre që janë regjistruar në KQZ si votues nga Diaspora. Regjistrimi i deritanishëm i mërgatës në formën ‘e-diaspora’ është shumë i vogël në krahasim me numrin e votuesve që jetojnë në shtetet europerëndimore.

Rënia e interesimit të mërgatës për votim

Edhe përkundër propagandës së ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëkohësisht edhe zv. Kryeministre e vendit, znj. Donika Gërvalla-Schwarz për kinse rritjen e numrit të regjistruesve të rinj nga mërgata, ky numër është simbolik.

Arsyet e rënies së interesimit të mërgatës për të votuar janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme, duke filluar nga mospërmbushjet e premtimeve elektorale të pushtetarëve, injorimi i të riatdhesuarve në vendlindje dhe deri te mos trajtimi dinjitoz i mërgimtarëve në listat zgjedhore të partive politike.

Si rezultat i zhgënjimit të qytetarëve në të gjitha qeveritë e deritanishme, e kemi një rritje enorme të numrit të mërgimtarëve, të cilëve mund t’ju flasësh për çdo gjë dhe të dëgjojnë me vëmendje, por për politikën dhe politikanët e Kosovës në përgjithësi as që duan të dëgjojnë për ta.

“Shkaku i tyre e braktisëm Kosovën, ia kthyem shpinën shtëpisë dhe familjes, i nxorëm fëmijët nga shkolla, i ndërpremë studimet, i braktisem vendet e punës e erdhëm këtu në Dhe të huaj për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze. Ngase atje, në vendin tonë, shteti nuk na sigurojë asgjë, as kontrata pune dhe as sigurime shëndetësore, as zhvillim ekonomik dhe as mirëqenie, madje edhe ndihmat sociale (lëmoshën) na ofrojnë vetëm në kohë fushate zgjedhore dhe përsëri na harrojnë. E këtyre që na trajtuan në këtë mënyrë, jo votën, por as surratin nuk duam t’ua shohë më”, e përfundojë rrëfimin mërgimtari 48 vjeç, baba i katër fëmijëve të lindur dhe shkolluar në Kosovë!

Ky është vetëm një nga mijëra rrëfime të tjera akoma më rrëqethëse të ish ushtarëve të UÇK-së, i fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës për të cilët shteti nuk bëri asgjë, dhe ata në mungesë të përkujdesjes shtetërore u detyruan t’ia kthejnë shpinën vendlindjes dhe varreve të baballarëve dhe familjarëve të tyre të vrarë në luftën e fundit çlirimtare!

Ju politikan me ndërgjegje të vrarë, më mirë mos ia mësyni Diasporës, se mund të ndesheni me pakënaqësi të shumta të mërgatës sonë. Kërkimi i votës nga ana e juaj, është ofendimi më i madh për ta! Të paktën leni të qetë e mos ua ngacmoni ‘plagët e lirisë’. Rënkimi i tyre do të jetë mallkimi më i madh për ju.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të shtënat pranë Konsullatës izraelite në Munih shihen si tentim për “sulm terrorist”

Kosova Times Kosova Times September 5, 2024
Ministrit Daçiç i dergohet një zarf me tre plumba brenda
Presidentja moldave kërkon shtypjen e protestave pro-ruse
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve ofron ndihmë
Turqia ndau donacion një milion dollarë amerikanë për FSK-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?