By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vietnam: Gryka gëlltit dy makina të parkuara
December 6, 2025
Çfarë është Panettone dhe si u krijua?
December 6, 2025
Receta më e lehtë për tortë pandispanjë me çokollatë
December 6, 2025
64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim
December 6, 2025
Raketa dhe dronë bien mbi Ukrainën në një nga sulmet më të mëdha të Rusisë në javët e fundit
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë gjysmë milionë vota më 9 shkurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë gjysmë milionë vota më 9 shkurt
Lajme

Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë gjysmë milionë vota më 9 shkurt

Kosova Times
Last updated: 2024/12/18 at 9:52 PM
Kosova Times Published December 18, 2024
Share
SHARE

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk do të humbasë kohë me të tjerët, por do të konkurrojë me veten për të arritur qëllimet më të larta, me synimin për të marrë gjysmë milioni vota në datën 9 shkurt

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët e listës, Guxo dhe Alternativa, kanë prezantuar sonte kandidatët për deputetë pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Listës prej 110 kandidatëve i prin kandidati për kryeministër, kryeministri aktual dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ky i fundit në fjalimin e tij ka prezantuar listën e VV-së për të cilën tha se janë njerëz me dinjitet dhe profesionalë.

Ai tha se në listën e VV-së 41 janë gra e 69 burra, 14 janë veteranë të luftës, gjashtë nga familjet e dëshmorëve, gjashtë ish-të burgosur politikë. Numri i atyre që kandidojnë për herë të parë është 46, ndërsa i atyre që kanë kandiduar dy herë e më shumë – 64, derisa numri i kandidatëve nga mërgata është tre.

“Nuk humbim kohë me të tjerët, por të garojmë me veten në qëllimet tona më të larta – të angazhohemi me të gjitha mundësitë për ta ngritur subjektin tonë në shifrën prej gjysmë milionë të qytetarëve të Republikës”, tha ai.

Në dhjetëshen e parë të listës së VV-së janë edhe kryetari aktual i Kuvendit Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla nga Guxo, ministrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, ministri i Bujqësisë Faton Peci nga Guxo dhe Shqipe Mehmeti Selimi. Jashtë listës kanë mbetur ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe Besnik Bislimi, i cili do të jetë shef i shtabit zgjedhor.

Vetëvendosje ka udhëhequr me Qeverinë Kurti 1, e cila njihet si më e shkurtra në historinë e Kosovës – 50 ditë. Qeveria Kurti 2, e cila doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, përmbushi për herë të parë një mandat të rregullt katërvjeçar.

You Might Also Like

64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

Moti në Shqipëri me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje

Moti sot me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine

TAGGED: #Albin Kurti, #Lista, #VV
Kosova Times December 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bloomberg: Xi Jinping ka nisur spastrimin më të madh ushtarak të udhëheqjes kineze që nga koha e Maos

Kosova Times Kosova Times August 27, 2025
Incident diplomatik në Beograd: Vuçiç ulëroi në konferencën për shtyp me komisionarin Varhely (VIDEO)
Më shumë se 600 fëmijë ukrainas kanë vdekur në luftë
Arkitekti zbulon planet e kompleksit zyrtar të Putinit
Zelenski: Rusia dëshiron një luftë në Lindjen e Mesme për të…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?