Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokumentoj krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muzetë, ky institucion ngritët në nivelin të institucionit muzeal kombëtar.

“Sot përfundimisht i hapim rrugë Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky vendim vjen si rezultat i punës së një grupi punues me përbërje nga institucionet. Muzeu ka për qëllim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Nga sot do të nisim hapat e nevojshëm për jetësimin e këtij vendimi. Ne tashmë kemi siguruar buxhetin e nevojshëm”, ka deklaruar Çeku pas mbledhjes së qeverisë.

Çeku theksoi se institucioni do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillojmë procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re.

“Kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se provat dhe dëshmitë e krimeve  të kryera gjatë luftës po grumbullohen dhe po dërgohen në institucionet e Kosovës “për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive duke i ruajtur ato”.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, abstenoi në votimin e kësaj nisme.