Aliu, në një postim në Facebook, tha se ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull, kanë mbetur tashmë histori.

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, ka shkruar Aliu në Facebook.