By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Evropa duhet të ndërhyjë për të mbyllur boshllëkun prej 100 miliardë dollarësh për Kievin, paralajmëron paneli amerikan
October 31, 2025
SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani
October 31, 2025
Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit
October 31, 2025
Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s
October 31, 2025
Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fushatë pa etikë shtetërore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fushatë pa etikë shtetërore!
Opinion

Fushatë pa etikë shtetërore!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/19 at 5:24 PM
Kosova Times Published December 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Valëvitja e flamujve partiakë në fushatë zgjedhore është gjëja e parë dhe më normale për secilin subjekt partiak. Edhe intonimi i himnit kombëtar po ashtu është normal, por injorimi i flamurit dhe himnit shtetëror nga pretendentët për marrjen e pushtetit dhe kandidatët për deputet në Parlamentin e shtetit e paraqet aktin më të ulët dhe paradoksal të secilit qytetar të këtij vendi.

Shtet i vogël i sakrificave të mëdha

Ky shtet që e kemi sot është produkt i shumë gjeneratave, i sakrificave të panumërta të veprimtarëve, i mundit dhe djersës së mërgimtarëve dhe i aktit sublim të çlirimtarëve që ranë dëshmorë në luftën e fundit çlirimtare.

Ky shtet i vogël i pjesës së ndarë të trungut kombëtar u arrit me penë e me pushkë, me dije dhe armë, me martirizim dhe vetëflijim, si dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.

Ky shtet që kemi sot nuk është ai që e kishin projektuar atdhetarët dhe çlirimtarët, por është shteti i mundësive tona dhe ndihmës së ndërkombëtarëve, në radhë të parë SHBA-ve dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Intervenimi i NATO-s mbetet njëra ndër ngjarjet më madhore në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë për shqiptarët e Kosovës.

Intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak, ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta. Edhe sot, pas 25 vjetësh, prezenca e NATO-s në Kosovë është forca kryesore mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.

Duajeni partinë, mos e harroni shtetin dhe ata që na sollën lirinë

Gara e pashembullt e partive politike për të marrë pushtetin dhe për të kapur shtetin, ka bërë që t’i harrojnë veprimtarët dhe çlirimtarët e vërtetë.

Në listat zgjedhore të partive tona politike gjen gjithçka përveç atdhetarëve. Në ato lista ka UDB-ash, bijë e bija të bashkëpunëtorëve të ish regjimit dhe këtij aktual serb, ka hajdut dhe kriminel, ka matrapaz të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Në listat e partive politike ka emra të politikanëve të dështuar dhe të ricikluar nga njëra parti tek tjetra për interesa personale, ka VIP-a që u shërbejnë për shpëlarjen e parave të pista, ka interesgjinjë që shkelin çdo parim dhe ideologji për t’u ulur nesër në karrigën e pushtetit, qoftë në parlament apo në qeveri, por ka fare pak atdhetarë dhe idealist që e duan shtetin më shumë se pushtetin!

Madje, disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.

Pavarësisht sjelljeve të liderëve të trullosur partiakë pas pushtetit, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit në veri të vendit tonë.

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Arrestohet në Pejë një i dyshuar, plagosi aksidentalisht një tjetër
Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?
“Mbetemi njerëz”: Ukraina ofron këmbimin e ushtarëve të vrarë
Fillon zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistë në të gjitha komunat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?