Sipas tij, Hovenier ishte më shumë se sa ambasador, mik e partner i afrimit të Kosovës me Amerikën.

Kreu i AAK-së e quajti të jashtëzakonshme ndihmën e ambasadorit Hovenier për kapërcimin e sfidave që Kosova u përballë këto vite.

“I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier. Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik. Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”!