By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ATK digjitalizon Certifikatën e Rezidencës Tatimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ATK digjitalizon Certifikatën e Rezidencës Tatimore
Lajme

ATK digjitalizon Certifikatën e Rezidencës Tatimore

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 3:34 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Administrata Tatimore e Kosovës ka lansuar sot shërbimin më të ri elektronik, i cili mundëson pajisjen me Certifikatë të Rezidencës Tatimore në mënyrë digjitale. Ky shërbim është prezantuar në takimin e përbashkët të organizuar nga ATK, në të cilin pjesëmarrës ishte Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Ilir Murtezaj, z. Arben Salihu përfaqësues nga GIZ-i, si dhe z. Kushtrim Canolli nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve të Administratës Tatimore, duke eliminuar koston kohore dhe financiare për një numër të madh të tatimpaguesve. Përmes këtij shërbimi elektronik, tatimpaguesit do të kenë mundësi të aplikojnë për certifikatë të rezidencës tatimore pa pasur nevojë për të vizituar fizikisht zyrat e ATK-së, duke kontribuuar kështu në efikasitet dhe transparencë të shtuar në proceset administrative.

Ministri Murati vlerësoi këtë hap si një shembull konkret të digjitalizimit të administratës dhe të lehtësimit të barrës administrative për qytetarët dhe bizneset. “Digjitalizimi i shërbimeve publike mbetet një nga prioritetet tona kryesore, dhe ky shërbim i ri elektronik dëshmon angazhimin tonë për të ndërtuar një administratë më të qasshme dhe më efikase,” deklaroi Ministri Murati.

Nga ana tjetër, Drejtori Murtezaj, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi për tatimpaguesit dhe përkushtimin e institucionit për të vazhduar me inovacione të tjera në të ardhmen. “Ky proces i rëndësishëm i digjitalizimit të Certifikatës së Rezidencës Tatimore është mundësuar falë mbështetjes së zyrës së BE në Kosovë dhe GIZ-it. Përmes ekspertizës dhe asistencës teknike të ofruar, është ndihmuar Administrata Tatimore e Kosovës të modernizojë shërbimet e saj”. Murtezaj tha se automatizimi i CRT shënon shërbimin e 58 me radhë, të cilën e ofron platforma e-deklarimi EDI.

Ndërsa, z. Salihu tha se për ne, si GIZ, është kënaqësi e veçantë të jemi pjesë e këtij projekti, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve në Kosovë. Lansimi i shërbimit elektronik për certifikatat e rezidencës tatimore është një dëshmi e qartë se përkushtimi dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve si Administrata Tatimore e Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë mund të sjellin rezultate konkrete, që përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Projekti është realizuar me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe GIZ-it, dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e shërbimeve publike në Kosovë. /Kosova.info/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #ATK, #Certifikata e Rezidencës Tatimore, #Digjitalizim
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 15 të vrarë, mbi 40 të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e ilaçeve!

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Rusia thotë se u sulmua me dhjetëra dronë nga Ukraina
Pacolli: Gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante
PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë
Kina shpreson se Rusia do të mbështesë politikisht kompanitë kineze të makinave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?