By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë do të nënkuptonte për luftën në Ukrainë kapja e Pokrovskut nga Rusia?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Çfarë do të nënkuptonte për luftën në Ukrainë kapja e Pokrovskut nga Rusia?
Gjeopolitikë

Çfarë do të nënkuptonte për luftën në Ukrainë kapja e Pokrovskut nga Rusia?

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 5:18 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Pokrovsku, dikur një qytet i gjallëruar plot jetë në Ukrainë, tani i ngjan një qyteti fantazmë në një kohë të ftohtë dhjetori.

Rrugët e dikur një bashkësie me 60.000 banorë, tani janë të zbrazëta, me ndonjë veturë apo njëri të mund të shihet aty-këtu. Zhurma e vetme që mund ta dëgjosh është krisma e kohëpaskohshme e armëve dhe e artilerive në largësi.

Dikur një qendër industriale e lulëzuar në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, Pokrovsku tani është qyteti më i fundit ukrainas i zënë në kurthin e vdekjes së forcave ruse.

Prej se kundërofensiva e Ukrainës për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse përfundoi me pak sukses në tetor 2023, trupat ruse kanë përparuar dalëngadalë në drejtim të perëndimit, duke i kapur qytetin Avdivka në Donjeck dhe pastaj qytezën Vuldehar. Rusia e ka nën kontroll rreth 60 për qind të Donjeckut.

Tani, duke qenë vetëm pak kilometra larg cepit të qytezës, trupat ruse janë afër pushtimit të Pokrovskut, i cili është qendër e rëndësishme logjistike pranë vijës së frontit.

“Kjo do të ishte një goditje e fuqishme për ukrainasit, dhe nuk jam i sigurt se ata mund ta parandalojnë këtë”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) David Silbey, profesor i historisë ushtarake në Universitetin Cornell në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse e humbin [Pokrovskun], ata do ta humbin një qasje të drejtpërdrejtë në vijat e veta të mbrojtjes dhe do ta kenë shumë ma të vështirë t’i grumbullojnë forcat dhe t’i vazhdojnë luftimet”, tha ai.

Pokrovsk ka rëndësi strategjike sepse shërben si qendër e madhe transporti, është pranë vijave të frontit dhe funksionon si qendër furnizimi për operacionet ushtarake në rajonin e Donbasit.

Shkalla e përfitimeve territoriale të Rusisë në Donjeck është rritur çdo muaj që nga gushti, pavarësisht rritjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi, duke ngritur shqetësime për një avancim të mundshëm rus.

Humbja e Pokrovskut do të hapte më tej rrugën drejt një prej synimeve kryesore të luftës së Rusisë: kapjen e pjesës tjetër të rajonit të Donjeckut, një nga katër rajonet që Moska pretendon se i ka aneksuar në nëntor të vitit 2022 pas zgjedhjeve të sajuara.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në qershor se do ta pranonte një armëpushim dhe bisedime për paqe vetëm nëse Ukraina tërhiqet nga katër rajonet – të cilat përfshijnë gjithashtu Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin – dhe nëse heq dorë nga synimet për t’iu bashkuar NATO-s.

Ofensivë maratonike

Sipas George Barros, analist ushtarak në Institutin për Studimin e Luftës me bazë në SHBA, mund të mos i ketë burimet tani për tani për ta ndërruar një fitore të mundshme taktike në Pokrovsk në një avancim operacionale thellë brenda Ukrainës.

Rusia ka humbur më shumë se 500 tanke dhe 1.000 mjete luftarake, si dhe dhjetëra mijëra trupa gjatë marshimit njëvjeçar prej 45 kilometrash drejt perëndimit, deri në periferi të Pokrovskut.

“Ajo që po shohim këtu është fundi i një maratone shumë të gjatë ruse, ku rusët kanë shpenzuar një sasi të jashtëzakonshme burimesh për të përparuar mbi një territor objektivisht shumë të vogël”, tha Barros.

Nëse rusët arrijnë të marrin Pokrovskun, Barros thotë se fushata aktuale ka shumë gjasa të kulmojë për shkak të kufizimeve të forcave dhe burimeve.

Sipas tij, forcat ruse nuk kanë mundur të kapin qytetin strategjik Çasiv Yar pas fitores në Bahmut, një nga betejat më vdekjeprurëse të luftës, pjesërisht për shkak të lodhjes së trupave.

Humbjet e jashtëzakonshme të Rusisë rrugës drejt Pokrovskut mund ta krijojnë një mundësi për Ukrainën, shtoi Barros.

“Nëse ukrainasit furnizohen si duhet… dhe mund të sjellin më shumë ushtarë në front që janë të pajisur mirë, ky do të ishte momenti ideal për ta kundërsulmuar një armik të lodhur dhe të rraskapitur dhe për t’i shkaktuar humbje Rusisë”, tha Barros.

Telashet e Ukrainës

Megjithatë, telashet me rekrutim dhe stërvitje kanë qenë ato që, mbi të gjitha, ua kanë mundësuar forcave ruse të kalojnë në lindje të Ukrainës këtë vit, thonë ekspertët ushtarakë.

Për muaj me radhë, Qeveria e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky vonoi dorëzimin e legjislacionit për ta rritur rekrutimin, nga frika e një reagimi të ashpër nga populli, edhe pse forcat në vijën e frontit po dobësoheshin për shkak të mungesës së rotacionit.

Projektligjet përkatëse, të cilat më në fund u miratuan nga Parlamenti në prill, ulën gjithashtu moshën e përshtatshme për rekrutim nga 27 në 25 vjeç.

Hezitimi për këto ligje përkoi me një pauzë gjashtëmujore të ndihmës ushtarake amerikane, gjë që i dobësoi më tej forcat e vijës së parë të Ukrainës në fillim të këtij viti.

Tani Rusia nuk ka më përparësi të madhe në fuqi zjarri dhe dronë, pasi SHBA ka përshpejtuar furnizimin me municione në Ukrainë dhe prodhimi i dronëve ukrainas është rritur ndjeshëm.

Megjithatë, mungesa e personelit ushtarak vazhdon në të gjithë frontin, pasi rekrutët e rinj po përpiqen ta shmangin përfshirjen në këmbësori për shkak të shkallës së lartë të viktimave.

Ukraina po dërgon sa më shumë trupa që mundet në Pokrovsk, përfshirë ushtarë nga degë të tjera të ushtrisë, për të parandaluar rënien e qytetit. Dhe kjo po u kushton vijave të mbrojtjes diku tjetër, thotë profesori i Universitetit Cornell, Silbey.

Ai shton se Ukraina nuk ka mundësi t’i rindërtojë forcat e saj, sepse ndodhet nën sulme të vazhdueshme.

Ndërkohë, Ukraina po zmbrapset ngadalë në rajonin e Kurskut në Rusi, me ndihmën e trupave koreanoveriore. Ukraina kapi një pjesë të rajonit të Kurskut në një inkursion të papritur në gusht, por ka humbur rreth gjysmën e territorit që mbante nën kontroll atje.

Synimi i raportuar i Kievit në Kursk ishte t’i përzinte trupat ruse larg Ukrainës dhe të shkëmbente territorin rus për tokë ukrainase kur të arrihej një marrëveshje paqeje në të ardhmen.

Operacioni në Kursk ka qenë i diskutueshëm, me disa ekspertë që thonë se nuk arriti të largojë shumë trupa ruse nga vijat e frontit në Donjeck.

Nëse forcat ruse marrin Pokrovskun, thotë Silbey, ka shumë gjasa që ato të ndalojnë për të konsoliduar pozicionin e tyre para se të çajnë para drejt veriut, në qytetin e Kramatorskut, për të kapur rrjetin tjetër kryesor rrugor në Donjeck.

Sipas tij, Putin mund t’i shtyjë forcat ruse drejt kufijve të Luhanskut dhe Donetskut – që përbëjnë rajonin e Donbasit – para se të kërkojë një marrëveshje me Ukrainën.

Rusia nuk mund të përballojë një përparim më të thellë në Ukrainë, thotë Silbey, duke theksuar se Moska po nxjerr nga magazinat tanke të epokës sovjetike – disa të prodhuara që në vitet ‘50 – sepse nuk mund t’i zëvendësojë humbjet e saj.

Rusia “po fiton, por kjo po e shkatërron atë si një fuqi ushtarake. Ky është lufta e fundit e madhe që ajo do ta bëjë ndonjëherë si superfuqi, sepse po shpenzon të gjitha rezervat e mbetura nga epoka e Bashkimit Sovjetik”.

You Might Also Like

Kthimi i Ukrainës dhe Rusisë në bisedimet e paqes në Turqi, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2022?

Tre mësime për Evropën

Tarifat: Pse Trump ka vënë në shënjestër Kinën

Çekistë pa kufi-persekutimi i kundërshtarëve jashtë vendit

Pse dhe si Rusia po synon Odesën, Pjesa 2

TAGGED: #Pokrovsk - Ukrainë, #Rusi
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sevastopol u godit me raketa. Autoritetet thanë se dy të vdekur dhe 22 të plagosur

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Milan merr pikë të plota kundër Veronës
Zgjedhjet në ShBA: Republikanët me fitore të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve
Supë me makarona dhe parmixhan: Një recetë për një vakt të shijshëm në një lugë në pothuajse 15 minuta
Volkswagen do t’i mbyllë tri fabrika në Gjermani, thotë këshilli i punëtorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?