By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiq kritikon kapjen e aleatit të tij, udhëheqësin e Venezuelës, Maduro
January 4, 2026
Trafiku ajror mbi Greqi është mbyllur plotësisht
January 4, 2026
Senatori Bernie Sanders dënon sulmin ndaj Venezuelës
January 4, 2026
Kurti:Fjala e Rushit Ramabajës la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare
January 4, 2026
Zviceranët kanë identifikuar 16 viktima të tjera, përfshirë një shtetas serb (31)
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trudeau
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trudeau
Rajon / Botë

Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trudeau

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 10:13 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor të një mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit Justin Trudeau, çka mund të sjellë largimin e liberalëve nga pushteti në fillim të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Trudeau ka qenë nën një trysni në rritje për të dhënë dorëheqjen që kur Ministrja e Financave, Chrystina Freeland dha dorëheqjen pas një përplasje për politikat të hënën.

ÇFARË NDODH NËSE TRUDEAU JEP DORËHEQJEN?

Nëse zoti Trudeau jep dorëheqjen, Partia Liberale e Kanadasë do të emërojë një udhëheqës të përkohshëm për postin e kryeministrit, deri një përzgjedhjen e kryeministrit përmes një kuvendi special të partisë.

Sfida qëndron tek organizimi i kuvendit, për të cilin duhen muaj pune. Nëse nuk arrihet kjo, liberalët do të jenë në dorën e kryeministrit të përkohshëm që nuk zgjidhet nga anëtarët.

Kanadaja nuk është përballur më parë me një situatë të tillë. Liberalët mund të përpiqen të organizojnë një kuvend më të shkurtër se zakonisht, por kjo mund të shkaktojë pakënaqësi mes kandidatëve që e shohin atë si disavantazh.

Sipas traditës, udhëheqësi i përkohshëm nuk kandidon për të drejtuar partinë, çka nënkupton që zonja Freeland nuk mund të emërohet me shpejtësi në postin e kryeministres së përhershme.

A MUND TA LARGOJË PARTIA ZOTIN TRUDEAU?

Ndryshe nga Britania, ku udhëheqësit e partive zgjidhen nga grupi parlamentar dhe mund të hiqen shpejt, udhëheqësi i Partisë Liberale zgjidhet përmes votimit në një kuvend special. Nuk ka një mekanizëm zyrtar për ta larguar zotin Trudeau nëse ai dëshiron të qëndrojë.

A MUND TA LARGOJË PARLAMENTI ZOTIN TRUDEAU?

Qeveria duhet të tregojë se gëzon besimin e ligjvënësve në Dhomën e Komunave. Votimi i buxhetit dhe shpenzimeve të tjera konsiderohen si masa votëbesimi. Praktikisht, në raste të tilla, fushata zgjedhore fillon menjëherë.

Për më tepër, qeveria duhet të caktojë disa ditë për çdo seancë të kërkuar nga partitë opozitare të cilat mund të paraqesin mocionet për çdo çështje, përfshirë mosbesimin. Dhoma e Komunave mori pushimet dimërore të martën dhe kthehet në punë më 27 janar. Kjo do të thotë se vetëm në fillim të shkurtit opozita mund të kërkojë mocion mosbesimi.

MËNYRA TË TJERA PËR LARGIMIN E TRUDEAUT

Pushteti kushtetues i Kanadasë është në dorën e Guvernatores së Përgjithshme, Mary Simon, e cila është përfaqësuesve personale e Mbretit Charles, kreu i shtetit të Kanadasë. Teorikisht, ajo mund ta largojë zotin Trudeau, por realisht nuk do të ndodhë.

You Might Also Like

Vuçiq kritikon kapjen e aleatit të tij, udhëheqësin e Venezuelës, Maduro

Trafiku ajror mbi Greqi është mbyllur plotësisht

Senatori Bernie Sanders dënon sulmin ndaj Venezuelës

Zviceranët kanë identifikuar 16 viktima të tjera, përfshirë një shtetas serb (31)

Shfaqen pamje të Maduros në Nju Jork: ‘Natën e mirë, gëzuar vitin e ri’

TAGGED: #Justin Tredau, #Kanada
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në Dragash, vdes një 42-vjeçare dhe fëmija 3-vjeçar

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
Gjermania drejt lehtësimit të procedurave për marrjen e nënshtetësisë 1 orë më herët
OEAK: Kosova fiton njohje zyrtare nga Amazon
Ish-pjesëtari i FSK-së deklarohet i pafajshëm në gjykatë
Gërvalla takon Bettel, flasin për të ardhmen evropiane të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?