By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LV-ë 499.999 vota mund t’i fitojë, 500.000 asnjëherë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > LV-ë 499.999 vota mund t’i fitojë, 500.000 asnjëherë
Opinion

LV-ë 499.999 vota mund t’i fitojë, 500.000 asnjëherë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 10:28 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Malli i vjetër për pazar të ri: Partia LV – ë përkatësisht Cezari i saj e bëri prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 – të shkurtit 2025. Përpos një ikonografie krejtësisht propagandistike – pornografike ( të cullakosur nga mungesa e rezultateve ), pati aso mashtrime dhe devijime nga realiteti, të padenja edhe për Grofin Minhauzen, sinonim i rrenave dhe mashtrimeve. Listat ishin bërë publike më herët, LV- ë ofroi listën second hand, prej të cilëve afërsisht 95 përqind ishin ricikluar nga zgjedhjet e fundit kur LV – ë, e prirë nga presidentja e tashme, Vojsa Osmani fitoi mbi 50 përqind të votave. Albin Kurti nuk ishte pjesë e listës, për shkaqe ligjore. Tash, Kurti është në krye të listës në përpjekje të thyej rekordin paraprak prandaj i ka hyrë së thelli fantastikës shkencore duke kërkuar 500.000 vota. Arsyetimi nuk është të hyjë në librin e rekordeve të Ginisit, por të ” lirohet ” nga Lista Serbe ” dhe opozita e ” stërvjetëruar ” që edhe ia bënë shtetin dhe ia lanë karrigen e KM të cilën, me dëshirë kurrë nuk e liron. Nëse dikush bënë aq shumë përpjekje për të ardhur në pushtet duke shkelur mbi të gjallë dhe të vdekur atëherë nuk lë të zezë pa bërë për ta mbajtur pushtetin. Në këtë pozitë sot është KM Kurti, mirëpo nuk besoj se do ia dalë te 500.000 vota. Mund të shkojë deri në 499.999 vota, nëse luajmë lojën e ko e apo filgjanave anatomikë. Mirëpo, në aspektin psikologjik mirë po e luan lojën mashtruese duke bërë përpjekje që perceptimin ta shndërrojë në fakt, dëshirën në nevojë, rrenën ta paketojë si të vërtetë. Tamam metodë gebelsiane. Herën e parë kërkonte mbi 50 përqind të votave me arsyetim që tani i kërkon 500.000 vota, lirim por jo edhe çlirim nga Lista Serbe sikur edhe lirim nga opozita e stërvjetëruar “. Dhe, cili ishte rezultati ?! E trashi miqësinë me Listën Serbe duke e përdorur sekseren Kusari për komunikime të rregullta kundër UÇK – së dhe Kosovës sikur që e kthjelli opozitën duke e mobilizuar në aktivitete në diasporë sikur edhe brenda Kosovës.

Merreni p.sh. listën e propozuar për deputetë nga Cezari i LV – së dhe i gjeni, së paku 10 veta që kanë kontribuuar personalisht apo familjarisht për lirinë e Kosovës dhe shqiptarët. Nuk i gjeni edhe nëse jeni akrobat i improvizimit ! Ndërsa, lehtësisht i gjeni 60- 70 përqind që, nëse personalisht nuk kanë punuar për Jugosllavinë dhe Serbinë, paraardhësit e tyre ishin në vijat e para të frontit kundër patriotëve shqiptarë. Ka kandidatë që kanë një trashëgimi kombëtare dhe patriotike por që, jo se nuk e kanë vazhduar zinxhirin e gjenetikës kombëtare dhe patriotike por i kanë turpëruar paraardhësit, qoftë nëse janë gjallë, apo, që është edhe më keq varret e tyre dhe kujtimin për ta.

Albin Kurti dhe LV – ë nuk e urrejnë Listën Serbe, ata i urrejnë udhëheqësit e luftës që e fituan luftën, e sollën lirinë, e krijuan shtetin dhe e sollën pavarësinë duke siguruar mbi 115 njohje dhe afirmim ndërkombëtar. Çka bëri LV – ë për këtë mandat, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, pamundësoi anëtarësimin në Këshillë të Evropës për një kohë të gjatë duke siguruar një të arritur të pakundërshtueshme – futjen e sanksioneve. Nuk iu pëlqyen Trampi dhe Grenelli por as Bajdeni dhe Blinkeni. Nuk iu pëlqen Edi Rama e Ali Ahmeti por iu pëlqen Terr Abazoviqi dhe Arben Travari, me Besnik Koqjen. E spastruan LV – në nga patriotët shqiptarë për t’i zëvendësuar me patriotë jugosllavë. E keqpërdorin flamurin dhe himnin kombëtar për qëllime politike, elektorale dhe personale. Klithmat paranojake të Kurtit për eliminim të opozitës së ” stërvjetëruar ” në kohën kur Listën Serbe nuk mund ta eliminojë sepse nuk e lejon Kushtetuta e as ndërkombëtarët, në fakt është një përpjekje patologjike ta vendosë diktaturën njëpartiake ku veten do ta shpallte diktator të përjetshëm, si Cezari apo Pol Poti. Dithirambet për Donika Shvarcin shpërfaqin çarjen e personalitetit të Kurtit, ose është në të njëjtat valë mendore dhe ” intelektuale ” me Shvarcin, ose është mashtrues ordiner. Kur për një injorante sikur që është Donika Shvarc i thotë ato fjalë, merreni me mend se si do ta përshkruaj ajkën politike dhe intelektuale të saj siç, pa asnjë dyshim dhe pa asnjë ndryshim janë Halili, Mefi, Dilmali, ekstazitë e Prizrenit, kërkuesja e dashurisë, dhunuesja e drejtësisë, donkishoti i Policisë dhe paramilitari i xhirollogarisë së shtetit. Krijuesi i Botës dhe Universit dhe njëkohësisht krijuesi i qenies më të kompletuar e që nuk mund të riciklohet sot dhe asnjëherë, nuk ia jepë njeriut të gjitha , diçka i lë mëngut. Ta jepë pabesinë, poshtërsinë, pushtetin por ta merr guximin. Dhe është mirë që është kështu. Fjalimi fashist i Albin Kurtit para turmës në sallën ” 1 Tetori ” ishte ftesë e hapur për eliminim, fillimisht politik e pastaj, po të kishin gogla e që nuk i kanë, edhe fizik përmes instrumentalizimit të Policisë, një grupi të Komandant Pasulit dhe disa mercenarëve informativ. Opozita po tregohet e matur dhe e durueshme ndryshe që moti do të niste skenari i një lufte qytetare, jo midis vëllezërve siç gabimisht interpretohet. Peci i Albinit po i ndanë 100 mijëshet edhe për dardha turshi në përpjekje për të mbetur në pushtet, si mizë e kalit në të pasmet e padronit të vet. Edhe sa 100 mijëshet do të ndahen deri më 9 shkurt 2025 sepse, gazda ia ka ndarë edhe 14 milionë euro shtesë që nënkupton se për partinë dhe puthadorët, Peci i Albinit i ndanë edhe 140 100 mijëshe. Sa i poshtër dhe sa i padinjitetshëm.

E keni vërejtur se pas zgjedhjeve në Amerikë, askush nga LV – ë nuk e përmend Trampin dhe se, së paku deri më sot askush nuk ka thënë se refuzon ” të shtrihet pranë ( në shtratin ) e Grenellit. Besoj se pasi Trampi ta merr pushtetin, Grenelli do të jetë i rrethuar në shtratin, nga refuzuesit e djeshëm. Zgjidh e merr !

Dalja në zgjedhje përcakton rezultatin përfundimtar. LV – së i përshtatet dalja sa më e vogël sepse shembja do të jetë më e vogël. Në vitin 2021 kanë votuar 903.800 votues shqiptarë, pakicat dhe nga diaspora. LV – ë ka fituar afërsisht 438.000 vota duke e përgjysmuar LDK -ën me kontributin ” bujar ” të renegates Osmani dhe injorantes Shvarc. Tash, Zeusi i LV – së kërkon 500.000 vota në kohën kur nuk pritet se do të votojnë as 700.000 votues që nënkupton se përveç LV – së, partnerit të saj ” Lista Serbe ” që i kanë vendet e garantuara, Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do të jetë Kuvendi i vëllazërim – bashkimit sikur Boro dhe Ramizi, ZdraVVo Mimoza dhe Radoiçiqi dhe Vokrri e Radoica. Prapë besoj se asnjë parti nuk e kalon 35 përqindshin, se në Kuvend përveç koalicionit të natyrshëm LV – ë dhe LS – ë, pjesë mbase qeverisëse do të jenë PDK – ë, LDK – ë, AAK – NISMA, LISTA PËR FAMILJEN dhe pakicat joserbe. Por, nëse votuesit përcaktohen për koalicionin LV-ë dhe LS -ë, ia pafshin hajrin. Kështu e ka demokracia e sidomos autokracia. Garant për këtë e keni Mimoza Kusarin dhe Millan Radoiçiqin.

Po presidentja, ku është: Presidentja Vojsa Osmani nuk po lë gur pa lëvizur edhe për një mandat andaj, herë mundohet ta imitojë Kurtin, herë Shvarcin në maskenballin ku është e rryer për ndërrim të maskave. Nuk ka lënë njeri pa ia lëshuar kemërr për të fituar pushtet, tash po e luan rolin proamerikan, kundër burokratëve të Evropës të cilët i ” qorton ” me gjuhën e Kurtit, Besnik rrencit dhe injorantes Shvarc. Me vizitat turistike në SHBA po përpiqet të lë përshtypjen se amerikanët nuk munden pa te dhe se Tramp nuk e merr pushtetin pa lejen e saj. Pasi e shpëtoi Ukrainën, tash po e konsolidon edhe Amerikën. Çfarë mashtruese ! Çfarë manipulante, nuk lë gjë pa bë edhe për një mandat. Kinse është hidhëruar me Kurtin kurse vazhdimisht ia mbanë zhagun Kurtit duke i kritikuar ” kufomat politike ndërkombëtare “, Rrahman Morinën e Katalonjës – Borrellin dhe Mef Bajçinën e Sllovakisë – Mirosllav Llajçak, i pari mohues -tradhëtar i popullit të Katalonisë, i dyti rrenc dhe mashtrues ordiner. Dikush po thotë se, nëse Atifete Jahjaga ka përfunduar mandarin pa asnjë votë të fituar, pse atëherë Vojsa Osmani nuk e merr edhe një mandat me më shumë se 300.000 vota. Demek, për të parën paskan votuar amerikanët, që është e vërtetë kurse për të dytën po vdiskan amerikanët, që aspak nuk është e vërtetë. Atifetja dhe Vjosa Osmani, përveç se janë të së njëjtës gjini, nuk kanë asgjë të përbashkët, as në aspektin kombëtar, tradicional dhe përmbajtësor, janë dy pole të kundërta, Atifetja shumë pozitive dhe Vjosa shumë negative. Ma tregoni një rast kur Atifetja ka folur keq për dikend, ka folur keq për UÇK – në, për udhëheqësit politikë dhe ushtarak të luftës çlirimtare dhe, në të njëjtën kohë më tregoni një rast të vetëm kur Vjosa Osmani ka folur një fjalë të mirë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, bashkë me Albin Kurtin që tani po e ekzekuton politikisht Vjosën!!

Asgjë nuk mbetet për botën tjetër, në këtë botë paguhen llogaritë !

Tredhja e mizave: Sot në Kuvendin e Kosovës organizohet një takim për bashkim kombëtar. Do të merren vendime historike, pa asnjë dyshim! Më intereson se si do ta komentojnë këtë, non grata Berisha, andej kufirit dhe analisti llaskuc i pushtetit ” prof.dr.” Ramçe, këndej kufirit !

You Might Also Like

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre

TAGGED: #Behxhet Shala
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbi që i shpëtoi policisë nga aeroporti në Kolumbi, ishte në një detyrë speciale: Zbulohen detajet e shkëmbimit të zjarrit me policinë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
Nëna e qortoi ashpër Rita Orën për skenat me flamurin serb
Gërvalla takon ministrin e Armenisë, temë sfidat globale të sigurisë
Duma e Shtetit propozoi që të gjithë banorët e Federatës Ruse të quhen ligjërisht rusë
Osmani uron Rutte:Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?