By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllet nata e parë e Fest 63, prezantohen 15 këngë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Mbyllet nata e parë e Fest 63, prezantohen 15 këngë
Lajme

Mbyllet nata e parë e Fest 63, prezantohen 15 këngë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 7:01 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Nata e parë e festivalit të 63 të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta, Fest 63 shfaqi jo vetëm spektakël dhe magji skenike, por dëshmoi se Festivali ka qenë dhe mbetet zëri më autoritar i muzikës serioze dhe profesionale në hartën mbarë kombëtare shqiptare.

Ishte një mbrëmje që pati gjithçka, muzikë, performancë, klas, ngjyra vokale, spektakël, surpriza deri dhe mesazhe të fuqishme sociale.

Në këtë mbrëmje unike tw moderuar nga Ornela Bregu dhe Enkel Demi, performuan 15 këngëtarë, të cilët sollën jo vetëm krijime muzikore shumë të bukura, me tematika të ndryshme sa u përket vargjeve, por edhe performancë skenike unike në mizanskenë, kostumografi, e larmi ngjyrash vokale.

Materialet muzikore u interpretuan në mënyrë mjeshtërore edhe nga Orkestra e Radio Televizionit dhe bendi, duke e çuar në një nivel të ri jo vetëm muzikën në Fest 63, por duke dëshmuar edhe një  nivel të lartë profesional me të cilën RTSH përgatit të gjitha eventet e rëndësishme në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Në skenë u ngjitën jo vetëm artistë me përvojë në skenat muzikore, por edhe të rinj ambiciozë, të cilët kanë si qëllim jo vetëm të ndërtojnë një kaerrië të suksesshme në botën e muzikës, dhe skena e Fest 63 është vendi i duhur, por edhe të çojnë në skenat ndërkombëtare muzikën shqiptare.

Një performancë elektrizuese ka dhuruar edhe reperi Noizy në skenën e Fest 63. Këngëtari i njohur këndoi kolonën zanore të filmit “Troubleshooters”, ku interpreton edhe vetë ai, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Teksa u ngjit në skenë, Noizy e konsideroi privilegj këndimin në Festivalin e Këngës.

Emocion të jashtëzakonshëm ka përçuar në sallën e pallatit të Kongreseve këngëtari i famshëm francez, Slimane, me dy interpretimet e tij, ku njërin e pati duet me këngëtaren njëkohësisht edhe Drejtore Artistike Elhaida Dani. Slimane, në skenën e Fest 63, shënoi edhe një pikë kulminante të kësaj mbrëmje të parë të festës së Këngës.

Ai ngriti në këmbë të gjithë publikun me këngën e tij hit, “Mon Amour”, me të cilën përfaqësoi Francën në Eurovizon vitin e kaluar. Por edhe më magjik ishte dueti me Elhaida Danin, drejtoresha artistike e këtij festivali.

E veçantë në këtë mbrëmje ishte dhe prezantimi i jurisë së Festivalit, e cila përbëhet nga disa personalitete në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë.

Të gjithë anëtarët e jurisë janë profesionistë të spikatur në botën e artit duke filluar që nga muzika e lehtë dhe ajo operistike, nga fusha e letrave dhe ajo pedagogjike. Kryetare e jurisë do të jetë artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë do të jenë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi, Ramona Tullumani.

Vota e jurisë do të përcaktojë 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e 4-tërt finale të Fest 63, ndërsa në natën finale, gjykimit të jurisë do t’i bashkohet edhe vota e publikut. Në këtë edicion do të ketë vetëm një këngë fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion.

Por nuk ishte muzika ajo që mbizotëroi në natën e parë të Fest 63, pasi Festivali i Këngës nuk ishte vetëm skena e këngës së vërtetë shqipe, por edhe e mesazheve të  rëndësishme me theks social.

Jo vetëm në natën e parë, por edhe përgjatë netëve të tjera të këtij edicioni të 63 të Festivalit të muzikës, do të ngjiten në skenë vajza e gra që përmes historive të tyre do të përcjellin mesazhe të fuqishme, vajza dhe gra që kanë mësuar të bëhen të forta, duke dalë mbi steriotipet e shoqërisë sonë.

Një histori të tillë solli Zamira Koleci, gazetare dhe ish-drejtuese e Radio Tiranës. Ajo tregoi vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar në fillimet e karrierës, atëherë kur iu tha se për të ishte e pamundur të bëhej radiokroniste. Por këto fjalë nuk e ndaluan Zamirën, me forcë, kurajë dhe punë, ajo ia doli të ishte një ndër zërat e Radio Tiranës.

Ndërsa Edlira Çepani, aktivistja që nuk heshti kurrë sa herë që u ndesh me padrejtësi në këtë vend, ka emocionuar me mesazhet që ndau në skenën e Fest 63. Ajo u përball me dhimbjen e madhe të humbjes së bashkëshortit, ish-deputetit, Gerti Bogdani, por përmes lotëve të humbjes, Edlira tregon forcë dhe qëndresë.

You Might Also Like

Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin `Kanga jonë 2025`

Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë

Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

TAGGED: #Fest 63, #Nata e parë
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Loriana Kuka kalon pengesën e parë në Kazakistan

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Parlamenti Evropian do të votojë një rezolutë që shpall Rusinë…
Detajet e tragjedisë afër Dubrovnikut: Nga përplasja e tmerrshme ka humbur jetën një fëmijë, të plagosur rëndë disa kosovarë
Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik
Mblidhet Komisioni Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?