By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mikaile Tmusic dhe Aulona Muhadri, më të mirët e basketbollit 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Mikaile Tmusic dhe Aulona Muhadri, më të mirët e basketbollit 2024
Sport

Mikaile Tmusic dhe Aulona Muhadri, më të mirët e basketbollit 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 12:27 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Federata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar eventin shumë të rëndësishëm “Laureatët 2024”, me një mbrëmje gala, ku janë nderuar më të mirët e vitit 2024.

Çmimet kryesore i kanë rrëmbyer basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusic dhe basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri.

Çmimet te meshkujt i ka ndarë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, derisa te femrat, sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Tmusic fitoi katër trofe me Trepçën gjatë vitit 2024, derisa Muhadri tre trofetë me Bashkimin.

Ata kanë falënderuar bashkëlojtarët/et për ndihmën e dhënë, si dhe klubet përkatëse dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

Në top 5 te femrat kanë hyrë: Arbnore Përquku (KBF Bashkimi), Jeta Zeka (KBF Bashkimi/KBF Penza), Malvina Haziri (KBF Prishtina), Sara Vraniqi (KBF Penza/KBF Peja 03) dhe Aulona Muhadri.

Ndërkohë te meshkujt në Top 5 kanë hyrë: Dardan Kapiti (KB Trepça), Gëzim Morina (KB Golden Eagle Ylli), Muhamedali Janjeva (KB Sigal Prishtina), Valon Bunjaku (KB Golden Eagle Ylli/ KB Bashkimi) dhe Mikaile Tmusiq (Trepca).

Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve është shpallur KB Trepça, derisa skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave: KBF Bashkimi.

Trajneri i vitit është shpallur Lorik Kllokoqi, pasi fitoi Divizionin C me femra U18.

Shpresa e vitit te djemtë dhe vajzat ishin Yll Kastrati (KB Bora/KB Kerasan) dhe Flutra Mehmeti (KBF Prishtina).

Ngadhnjim Shabani është shpallur Gjyqtari i Vitit, i cili është edhe gjyqtar ndërkombëtar.

Punëtori Sportiv i Vitit është shpallur Vullnet Sefaja, i cili është president i Trepçës, duke fituar katër trofe brenda një viti dhe duke garuar në arenën ndërkombëtare.

Ambasadorja e basketbollit të Kosovës jashtë vendit është shpallur Astera Tuhina (Washington State Cougars).

Gjithashtu ka pasur çmim të veçantë për Veteran/e: Mithat Belegu te meshkujt dhe Xhevahire Mustafa te femrat.

Çmim i veçantë për Kontribuues i basketbollit, ku është nderuar Mexhit Sogojeva.

Çmimi i Publikut Art Motion/Kujtesa kanë shkuar te Malvina Haziri dhe Mikaile Tmusic, të cilët fituan më shumë vota të publikut.

Në fillim të këtij eventi është ndarë Çmimi për organizator/mirënjohje: Automita, ku edhe është zhvilluar ky event me rreth 300 të ftuar, derisa Automita është sponsor i FBK-së, si dhe mbështetës i basketbollit të Kosovës.

You Might Also Like

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“S’ka kush t’i shpëtojë”: Vdekja pllakos Sirinë e goditur nga tërmeti

Kosova Times Kosova Times February 8, 2023
Osmani: Na duhen aleatët, Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë
I kërkon falje gruas dhe kryeministrit: Ministri italian jep dorëheqjen për polemikat për shërbimet e ish-të dashurit
Media gjermane: Ngjarjet në veri shkallëzim i rrezikshëm
Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?