By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet deklarata e përbashkët e seancës plenare mes dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Miratohet deklarata e përbashkët e seancës plenare mes dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë
Uncategorized

Miratohet deklarata e përbashkët e seancës plenare mes dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 2:52 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Në fund të seancës së përbashkët mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës u miratua deklarata e përbashkët të dalë nga seanca mes dy kuvendeve.

Deklarata e përbashkët nis duke e vënë theksin se qëllimi i mbledhjes është koordinimi i agjendës kombëtare për realizmin e objektivave tona strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade, integrimin euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në NATO dhe BE dhe njohjen përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillim, për demokratizim për paqe dhe për siguri në rajon dhe më gjerë.

“Të dy Kuvendet e konfirmojnë nivelin strategjik të bashkëpunimit dypalësh. Në tërësinë e marrëdhënieve që të dy vendet kanë dhe zhvillojnë në rajon, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e kanë reciprokisht rëndësinë parësore. Sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë dhe sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe anasjelltas. Marrëveshja mes dy Kuvendeve, nënshkruar në shtator të vitit 2022 ka institucionalizuar bashkëpunimin tonë he i ka dhënë dhe një mbështetje të re shtytëse bashkëpunimit mes qeverive dhe institucioneve tona dhe forcimit e komunikimit ndër njerëzor dhe lidhjeve mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa lexoi deklaratën nënvizoi se mospajtimet kanë qenë të pranishme gjithmonë, por rëndësi ka uniteti dhe ecja përpara.

“Sa i përket kësaj seancë konsideroj që në çdo moment historik dhe të vështirë nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë mospajtimet kanë qenë të pranishëm dhe idetë e kundërta, mendimet e ndryshme etj. Mendime të ndryshme kishte dhe në Lidhjen e Prizrenit kur u mbajt ajo. Studiuesit edhe historianët na i kanë sjellë ato, të gjitha kontradiktat e mundshme dhe të gjitha mospajtimet. Mospajtime kishte dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kishte nga ata që e kundërshtonin dhe i dimë të gjitha ato dhe pastaj edhe në të gjitha fazat e rëndësishme nëpër të cilat kaloi kombi ynë”, tha ai.

Më tej ai theksoi se “arsyeja pse qëndrojmë këtu dhe më të fuqishëm se kurrë është vetëm një arsye. Arsyeja është se nëpër çdo sfidë dhe kontradiktë nëpër të cilën kemi kaluar ka ngadhënjyer gjithmonë ai opsioni kryesor. Dhe opsioni kryesor është opsioni i unitetit dhe opsioni i progresit, i ecjes përpara. Dhe kjo është ajo që na ka sjellë këtu dhe na ka bërë fitimtarë në çdo udhëkryq nëpër të cilin kemi kaluar dhe kështu mendoj do të jetë gjithmonë me kombin shqiptar”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

TAGGED: #Kuvendi i Kosovës, #Kuvendi i Shqipërisë, #Miratohet deklarata e përbashkët
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Publikohen fotot e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Komisionerja Kos takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet me fishekë në gomën rezervë
Politika në një vit në Shqipëri dhe sfidat në 2024-tën
Trajneri i Ukrainës: Duam të dhurojmë emocione pozitive për popullin tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?