By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Planet e Vuçiq me Asociacionin: Sjellja e kompanive të minierave në veri në këmbim të kredive të lehta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Planet e Vuçiq me Asociacionin: Sjellja e kompanive të minierave në veri në këmbim të kredive të lehta
Lajme

Planet e Vuçiq me Asociacionin: Sjellja e kompanive të minierave në veri në këmbim të kredive të lehta

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 1:46 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiq, duket se do ti ngelet një karrige nga tre të proklamuara në politiken e jashtme, për shkak të rënies së planit të menduar por që disa rrethana të reja e kanë shpërfaqur atë. Kjo ka të bëjë me veriun e Kosovës dhe sistemin energjetik, shkruan Kosovatimes. Tashmë levat kanë filluar ti shpenzohen në raport me vendet e perëndimit . Çdo ditë e më vështir e ka procesin e integrimit evropian duke iu shmangur harmonizimit të politikës së jashtme me Brukselin. Nëpër kuloaret mediale flitet se ne ne nga takimet e fundit, kreu e diplomacisë evropiane i kërkoi atij me një ton shumë të pakëndshëm që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, të arrestojë Milan Radojciqin  dhe të ofrojë kushtet për dialog me Kosovën dhe nëse nuk e bënë këtë,  do të ndërpriten të gjitha elementet e integrimit evropian dhe do të ndërpritet dërgimi i “paketës” vjetore të parave prej 250 milionë eurosh.

Ai vazhdon të zvarritë dialogun përmes lëvizjeve taktike, ku disa zhvillime sipas kuloareve mediale e penguan  imponimin e krijimit të  një “entitetI’ nga disa komuna serbe ne veri të Kosovës me qëllim të marrjen në zotërim nga ana e tyre të minierave në pjesën veriore që funksionojnë si pjesë e “Trepcës”  duke planifikuar koncesione për kompanitë kineze të minierave , në këmbim të pesë miliardë “kredive të lehta” dhe hapjen e disa fabrikave ekologjikisht vdekjeprurës në Leshan dhe Leposaviq, si edhe më në jug të lumit Ibër në Zveqan. Ai kishte informuar edhe ish ambasadorin e Republikës së Kinës , Chen Bo, i cili praktikisht ishte një figurë kyqe në “hapjen “ e kufijve të Serbisë ndaj cdo gjë kineze, që nga mallrat , njerëzit, kapitalet, armët e deri tek spiunazhi, legal dhe ilegal, transportin në lidhje me këto plane drejt vendeve të BE.   Veprimet e tij, për koincidencë (nëse jo ta rastësishme) janë të njëjta që Moska po e ndjek në rastin e kompanive të saj në shmangien e sanksioneve.

Pas kritikave direkte të BE, Vuçiq alarmoi se ShBA po përgatisin sanksione ndaj kompanisë energjetike NIS ku përqindje të madhe ka Gaspromi rus. Ky alarm me fitil të shkurtër nuk ndezi aq shumë për dy arsye. E para ka të bëjë me çmimin dhe e dyta sepse nuk ka të bëjë aspak me Serbinë por me kompanitë ruse. Duhet rikujtuar se në dhjetor të vitit të kaluar Vuçiq është dashur të takohet me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Nish, pas vënies në punë të interkonjektorit të ri të gazit Serbi-Bullgari të financuar pjesërisht përmes granteve të BE-së.  Mirëpo, “taksa e tranzitit” j për gazin rus u rrit jashtëzakonisht shumë. Por as  Moska nuk ndihmoi, sepse nuk ishte i gatshëm të rinovojë marrëveshjen e re e cila me siguri do të ishte me kushte të reja.

Shkurt, për shkak të vendimit të parlamentit bullgar, Serbisë i kërcënohet një rritje shtesë e çmimit të gazit. Përkatësisht, Bullgaria vendosi një taksë për transitin e gazit rus nëpër territorin e saj. Çmimi i i gazit supozohej të ishte deri në 30 për qind më i lartë. Pra Vuçiq sërish doli të manipulojë publikun duke u thirrë në “presionet” amerikane.

Pas alarmit për vendosjen e sanksioneve të mundshme, ndaj NIS si pjesë e gazpromit, Vuçiq një ditë më vonë i pyetur nga mediat, tha se nuk ka parë asgjë të shkruar. Me këtë deklaratë ka irrituar edhe prezencën diplomatike amerikane në Beograd . Nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar nga Uashingtoni se do të vendosen sanksione. Në përgjigje të një pyetjeje për Zërin e Amerikës, Departamenti i Shtetit deklaroi se është politika e SHBA-së që të mos flasin publikisht për sanksionet.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të ndërprerë të ardhurat ruse, prokurimet dhe rrjetet financiare që mbështesin luftën në Ukrainë dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e duhura për të mbajtur përgjegjës ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë ”, tha Departamenti i Shtetit në përgjigjen e tij. .

Paraprakisht, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se “rreziku i bashkëpunimit me kompanitë ruse, veçanërisht në sektorin e energjisë, është i njohur për një kohë të gjatë”.

Hill tha gjithashtu se “ndryshimi i pronësisë do të sillte më shumë paqe dhe prosperitet për Serbinë dhe rajonin.” Zëri i Amerikës u përpoq të merrte informacion nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për Energjetikën amerikane nëse SHBA po diskuton me Serbinë për blerjen e një pjese të caktuar të NIS, por përgjigja ishte se ata “nuk kanë koment”. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Uashingtoni se do të vendosen sanksione.

Në përgjigje të një pyetjeje për Zërin e Amerikës, Departamenti i Shtetit deklaroi se është politika e SHBA-së që të mos flasin publikisht për sanksionet.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të ndërprerë të ardhurat ruse, prokurimet dhe rrjetet financiare që mbështesin luftën në Ukrainë dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e duhura për të mbajtur përgjegjës ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë ”, tha Departamenti i Shtetit në përgjigjen e tij. .

Paraprakisht, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se “rreziku i bashkëpunimit me kompanitë ruse, veçanërisht në sektorin e energjisë, është i njohur për një kohë të gjatë”.

Hill tha gjithashtu se “ndryshimi i pronësisë do të sillte më shumë paqe dhe prosperitet për Serbinë dhe rajonin.” Zëri i Amerikës u përpoq të merrte informacion nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për Energjetikën amerikane nëse SHBA po diskuton me Serbinë për blerjen e një pjese të caktuar të NIS, por përgjigja ishte se ata “nuk kanë koment”.

Lëvizjet e tij taktike kanë të bëjnë me shmangien e sanksioneve. Tshmë i është hapur një rrugë tek partanerët e tij rus.

Korporata shtetërore ruse Rosatom i shiti  aksionet e saj në depozitat e uraniumit në Kazakistan tek kompanitë kineze. Kjo është për shkak të dëshirës së Kazakistanit për të shmangur çdo sanksion ndërkombëtar kundër aseteve të lidhura me Rusinë. Kompania kombëtare bërthamore e Kazakistanit Kazatomprom, prodhuesi më i madh në botë i uraniumit, tha se Uranium One Group, një divizion i Rosatom, i ka shitur 49.98 për qind të aksioneve të saj në minierën Zarechnoye në rajonin e Turkestanit tek Astana Mining Company. Ky i fundit është në pronësi të një kompanie shtetërore kineze të zhvillimit të burimeve të uraniumit. Kazatomprom ruan 49.99 përqind të aksioneve të saj në ndërmarrje. Shefi i Kazatomprom, Meirzhan Yusupov i tha Financial Times në shtator se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës e kishin bërë të vështirë shitjen e uraniumit për blerësit perëndimorë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të duhet të bisedojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e mundshme të SHBA-së ndaj industrisë serbe të naftës (NIS) dhe marrëveshjen e gazit.“Me telefon apo diçka tjetër, do të shohim, por patjetër duhet të flas ”, tha Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë në Pallatin e Serbisë, transmeton FoNet. Vuçiq i kërkoi qeverisë të formojë një ekip që do të negociojë sanksionet që ai pretendon se Amerika dëshiron të vendosë ndaj NIS dhe që qeveria të marrë parasysh se kush mund të negociojë me amerikanët dhe kush mund të negociojë me rusët.“Nuk mund të na mbarojë nafta. Duhet të kujdesemi për qytetarët tanë ”, tha presidenti i Serbisë, transmeton RTS. NIS është në pronësi të shumicës së Gazit të Rusisë. A do të arrijë Vuçiq të bind partnerët rusë  në shitjen e aseteve të tyre apo jo, mbetet të shihet. /Kosovatimes.info

You Might Also Like

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues

Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ISW: Kremlini do të aneksojë Bjellorusinë në 10 vitet e ardhshme për ta përdorur atë për agresion kundër NATO-s

Kosova Times Kosova Times January 16, 2025
Vazhdon dëshminë ish-diplomati amerikan në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Besiktas ku luan Rashica e fiton Kupën e Turqisë
Eksperti amerikan: Dronët nga Irani, për shpërqendrim! Mund të lëshojë raketat balistike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?