By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Lajme

Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 5:12 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Një projektligj i negociuar me urgjencë nga republikanët, për të miratuar një buxhet të përkohshëm që qeveria mos të mbyllet sonte në mesnatë, u rrëzua në Dhomën e Përfaqësuesve të enjten. Demokratët dhe disa republikanë votuan kundër projektligjit, që parashikonte ndër të tjera, heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027. Fillimisht në Kongres ishte arritur një marrëveshje dypartiake mbi buxhetin, që do të financonte qeverinë deri në marsin e vitit ardhshëm, por Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk e refuzuan atë. Edhe sot zoti Trump, në një postim në mediat sociale, këmbënguli në rritjen e tavanit të borxhit si pjesë e një marrëveshjeje për financimin e agjencive federale. Nëse kjo nuk ndodh tha ai, qeveria le mbyllet që tani. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton.

Ligjvënësve po u ngushtohet koha për të miratuar buxhetin për qeverinë, ndërsa mesnatën e së premtes skandon afati për financimin e saj, duke rrezikuar mbylljen e agjencive federale.

“Është një proces i gjatë. Ndonjëherë duhet pak kohë për të arritur konsensus”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

Projektligji, që parashikonte heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027, dështoi të enjten në mbrëmje. Ai u negociua brenda pak orësh, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump nëpërmjet një postimi në faqen e tij të median sociale “Truth Social”, tha se republikanët duhet të bien dakord për rritjen e tavanit të borxhit, përpara se të miratonin projektligjin mbi buxhetin.

Kevin Kosar, ekspert i institutit ‘American Enterprise Institute’, që hulumton politikat publike tha se kjo ishte një kërkesë jo e lehtë për të rënë dakord.

“Në një farë mase, ishte në avantazhin e tij. Nëse Kongresi e trajtonte tani këtë çështje, atëherë ai nuk do të duhej të bënte negociata rreth saj më vonë ose të mbante barrën e reagimit populist për rritjen e kufirit të borxhit. Nga ana tjetër ishte një kërkesë që u bë vonë. Kongresi po përpiqet të mbyllet para festës së Krishtlindjeve dhe arritja e marrëveshjeje mbi rritjen e kufirit të borxhit është jashtëzakonisht e vështirë”, tha ai.

Zoti Trump e mbështeti paketën e re ligjore të negociuar nga republikanët të enjten pasdite, por ligjvënësit republikanë të vijës ashpër e kundërshtuan atë. Sipas tyre republikanët po mbështesnin shpenzime që vendi nuk mund t’i përballojë, pa marrë parasysh pasojat.

“Treqind e tridhjetë miliardë dollarë – urime që e keni rritur borxhin që kur e fituat sërish shumicën (në Dhomën e Përfaqësueve) më 5 nëntor. Kjo është e turpshme”, tha ligjvënësi republikan Chip Roy.

Demokratët, e refuzuan gjithashtu projektligjin e ri.

“Republikanët ekstremiste të MAGA-s vendosën të bëjnë atë që u urdhëruan të pasurit, milionerët dhe miliarderët me lidhje te forta, dhe jo njerëzit e klasës punëtore në të gjithë Amerikën”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

Projektligji origjinal mbi të cilin kishin rënë dakord të dyja palët, përfshinte 100 miliardë dollare ndihma për raste të fatkeqësive natyrore dhe miliarda dollarë për fermerët. Po kështu ai parashikonte financimin e qeverisë deri në mes të muajit mars.

Por Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe aleat i zotit Trump e kundërshtoi atë. Në një postim në median sociale X ai shkruante “Ndaloni vjedhjen e taksave tuaja”.

Analisti Tom Schatz i tha Zërit të Amerikës se kjo gje përfaqëson një mënyrë të re qeverisjeje.

“Dallimi mes përpjekjeve për të eliminuar shpenzimet e kota në të kaluarën dhe sot, është media sociale. Taskapaguesit kanë një mundësi më të madhe për t’ua bërë të njohura pikëpamjet e tyre anëtarëve të Kongresit dhe kjo mund të bëhet më shpejt. Nëse nevojitet miratim i ligjeve për të konsoliduar departamente ose programe tashmë përgjigjia mund të jetë më e shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse për shkak të medias sociale”, tha ai.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një marrëveshje deri sot në mesnatë, miliona punonjës federalë do të detyrohen të ndërpresin punën.

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kurti në Forumin e Paqe në Paris: NATO na çliroi, demokracia na zhvilloi

Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga

TAGGED: #Mbyllje të pjesshme, #Qeveria amerikane
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë për paqe në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Deklaratë shokuese: “Nëse nuk jemi vëllezër, do të përfundoni si turq!” (VIDEO)
Murati: Të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Osmani: Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor
Osmani dekoron ushtarakët amerikanë: Marrëdhëniet tona janë ekzistenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?