By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkrimtarët shqiptarë vlerësojnë me plot emocione eventin “Esad Mekuli”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shkrimtarët shqiptarë vlerësojnë me plot emocione eventin “Esad Mekuli”
KulturëLajme

Shkrimtarët shqiptarë vlerësojnë me plot emocione eventin “Esad Mekuli”

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 6:59 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Shkrimtar nga Shqipëria dhe Italia pas takimit letrar të 15 “Esad Mekuli” janë larguar nga Kosova me momente mbresëlënëse.   Ky takim u mbajt në ambientet e LShK “Kulla e Zotnisë”, ku manifestimi letrar “Esad Mekuli” është bërë traditë, shkruan Kosovatimes.

Kryetarja e shkrimtarëve nga Italia Trandafile Molla takimin e pikturoi me momente mbresëlënëse të një eventi të lart artistik ku janë mbledhur njerëz , siç tha,  të fjalës së bukur shqipe. Shkrimtarja Molla u shpreh me mjaft emocione për këtë event.

“Ishin këto momentet mbresëlënëse të një eventi me nivel të lartë artistik, mikpritje bujare e shpirt  madhështorë që jo vetëm në vatrën e bukur dhe të ngrohtë nga të zotët e shtëpisë,  kjo mikpritje ndodhë në mbarë Kosovën por e veçantë nē festivalin tradicional “Esad Mekuli”, tha ajo duke verësuar lart organizimin. “Kjo është meritë e LSHK, stafit  dhe kryetarit të saj të palodhur të nderuarit prof.dr.Shyqri Galica, pa lënë pas zonjën Flora Brovina ,Xheladin Mjeku e shumë kolege e kolegë artist.  “Këto momente janë vlera njohëse mes poetëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë, kanë rëndësinë e veçantë të vlerave tona kombëtare shqiptare dhe më tej të trashëguar në shekuj nga të parët tanë. Në mbrëmje pas eventit , pirja e një kafeje në lokalet e bukura të Prishtinës  me njerëz të mrekullueshëm, shoqëruar nga vet kryetari ,profesor dr.Shyqri Galica”, thotë znj. Molla. Për të ky takim lenë mbresa të paharrura e të pa shlyeshme mes miqve të mrekullueshëm, si kryetari i Klubit Letrar Pjetër Budi Mat, profesor Hamdi Hysuka, i cili ishte anëtarë jurie, dhe gazetari e poeti Imer Hysa,, kryetari i Shtëpisë  Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, poeti i shquar Agim Bajrami, poeti e eseisti Vladimir Muça ku jo vetëm morëm pjesë në festival po shkëmbyem eksperiencën dhe veprimtarin e bukur letrare. “ Respekte për ju o njerëz të mirë ! Mirë u takofshim në evente tjera ! Urime dhe suksese LSHK,  drejtuar nga profesori dr.Shyqri Galica!”, tha ajo.

Ndërsa poeti Imer Hysaj i cili mori çmimin “Bardi II” i cili mori pjesë për herë të parë, i ka lënë përshtypje selia e   “ Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës” në objektin me një emër të veçantë ” Kulla e Zotnisë. Poetë nga Shqipëria u pritën nga  poetet vendas dhe  Kryetari i lidhjes Shyqyri Galica , ku u janë rezervuar vendet e para. “NJë aktivitet tejet mbreslënës dhe i moderuar mjeshtërisht. Promovim i librave të 9 autorëve, anëtarësimet e reja në lidhje si dhe ora poetike ku poetët dhe shkrimtarët shprehen fjalën e tyre artisike mes të cilëve një juri prestigjiozree kryesuar nga poetja dhe veprimtarja Flora Brovina do të perzgjidhte më të spikaturat për ti vleresuar me çmimin “Bardi””, tha Hysaj. Duke potencuar aktivitetin e gjatë ai tha se nuk ishte i lodhshëm. “Ne çdo seancë pushimi pjesëmarrësit patën mundësinë te shkëmbejnë mes tyre eksperienca dhe bëjnë fotografi për ti ruajtur gjatë në kujtesë.     Poetet dhe prozatorët shqiptarë u vleresuan me dy çmime: poeti Ymer Hysa “Bardi II” dhe me kolanen e librave “Studime Albanologjike te Kosovës” prozatori Bujar Bega.

Në këtë event përveq ndarjes së çmimeve u bë promovimi i nëntë librave në poezi, prozë dhe dramë, me anëtarësimet e reja të krijuesve në këtë lidhje si dhe me festivalin poetik ku konkurruan  mbi 50 poetë e prozatorë.   Ky ishte takimi XV-të Letrar “Esat Mekuli”, i cili ftoi të gjithë poetët për të thënë fjalën e tyre të bukur në gjini të ndryshme si në prozë dhe në poezi.

Pas dëgjimit të poezive dhe prozës, juria e kualifikuar me kryetare poeten e shquar, njëherësh intelektuale dhe veprimtare e shquar, znj. Flora Brovina, do të ndanin katër çmime letrare.

Juria këtë vit nderoi dhe shpalli laureat të Çmimit letrar “Esat Mekuli” shkrimtarin dhe publicistin e shquar, Sejdi Berisha (pas vdekjes). Çmimi iu dorëzua familjes së shkrimtarit nga vetë kryetari i LShK, Prof. Dr. Shyqyri Galica.

Ndërsa me çmimin “Bardi III” u nderua poetja Mirvete Kabashi Leku, me çmimin “Bardi II” poeti Ymer Hysa dhe me çmimin “Bardi I” poeti Mujë Berisha. Me kolanën e librave “Studime Albanologjike të Prishtinës” u nderua prozatori Bujar Bega.

Ky festival poetik, përpos specifikës letrare, ishte dhe urë lidhëse mes shqiptarëve, përmes poetëve si ambasadorë të poezisë. Këtë më shumë se kushdo e tregoi mbarëvajtja e tij, ku qartazi shihej harmonia dhe vëllazëria që u pasqyrua dukshëm në fotografitë e shumta dhe në bisedat e përzemërta deri në orët e vona të mbrëmjes./Kosovatimes

You Might Also Like

Lopez u përgjigjet kritikave për veshjen e saj: “Nëse do të kishe këto të pasme, do të ishe edhe ti lakuriq”

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton për Kosovën më 30 tetor

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Ngjarjet për sot
Gjykata në Vranjë mban seancë pas ndalimit të dy filmave të artistit shqiptar
Franca lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian, Bashar al-Assad.
Çfarë ndodhi me lidhjen e ndaluar mes modeles serbe dhe futbollistit shqiptar?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?