By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump vendos kusht rritjen e tavanit të borxhit për buxhetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump vendos kusht rritjen e tavanit të borxhit për buxhetin
Rajon / Botë

Trump vendos kusht rritjen e tavanit të borxhit për buxhetin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 6:27 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Disa orë përpara skadimit të afatit që do të çonte në një mbyllje të pjesshme të qeverisë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump këmbënguli të premten në kërkesën e tij për rritjen e tavanit të borxhit, si pjesë e një marrëveshjeje për buxhetin. Nëse kjo nuk ndodh, paralajmëroi ai, “mbyllja le të fillojnë që tani”.

Zoti Trump, i cili merr zyrtarisht detyrën më 20 janar 2025, bëri publik qëndrimin e tij ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson po zhvillon bisedime në Kapitol me disa nga republikanët më konservatorë, të cilët ndikuan në dështimin e projektligjit të mbështetur nga zoti Trump.

Afatet për mbylljen e agjencive qeveritare po ngushtohen me mesnatën e së premtes që po afron.

“Nëse do të ketë një mbyllje të qeverisë, le të fillojë tani”, shkruante zoti Trump në mediat sociale.

Vetë zoti Trump shkaktoi mbylljen më të gjatë të qeverisë në histori gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, kur qeveria u mbyll në mënyrë të pjesshme për një muaj duke filluar rreth fundit të dhjetorit 2018, deri rreth mesit të janarit 2019.

Kërkesa kryesore e presidentit të zgjedhur është rritja e tavanit të borxhit përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën.

Kufiri i borxhit federal skadon më 1 janar dhe zoti Trump nuk dëshiron që muajt e parë të administratës së tij të re të jenë të ngarkuara me negociata të vështira në Kongres mbi kapacitetin huamarrës të vendit.

Kjo situatë u krijon demokratëve, të cilët do të jenë në pakicë në Kongres vitin e ardhshëm, një avantazh.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson po lufton me kohën pas dyersh të mbyllura për të parandaluar mbylljen e qeverisë, por ndikimi i tij është i kufizuar.

Zoti Trump dhe aleati i tij, miliarderi Elon Musk, e kundërshtuan planin e parë të paraqitur nga zoti Johnson, fryt i një kompromisi dypartiak, që përfshinte ndër të tjera 100 miliardë dollarë ndihmë për shtetet e goditura rëndë nga fatkeqësitë natyrore. Projektligji dypartiak nuk e trajtonte çështjen e tavanit të borxhit.

Pas trysnisë së presidentit të zgjedhur, zoti Johnson negocioi një paketë të re ligjore e cila u mbështet nga zoti Trump.

Por projektligji i ri që përfshinte edhe rritjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027, dështoi në Kongres. Tridhjetë e tetë republikanë të vijës së ashpër votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.

Të premten në mëngjes, Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance shkoi në zyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kapitol, atje ku një grup republikanësh të vijës së ashpër po takoheshin me zotin Johnson. Ky i fundit ka këmbëngulur për të gjetur një zgjidhje mbi situatën.

Punonjësve të qeverisë u është bërë e ditur të përgatiten për një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

“Mirë se erdhe përsëri në kënetën MAGA”, shkruante sot në një postim në median sociale udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

“Kjo është arsyeja pse vendi ynë është në prag të mbylljes së qeverisë, çka do të dëmtojë ekonominë, do të dëmtojë amerikanët e klasës punëtore dhe ka të ngjarë të jetë mbyllja më e gjatë në historinë e vendit”.

Në Senat, i cili kontrollohet nga demokratët edhe për disa javë të tjera, po zhvillohen bisedime me synimin për të nxitur një marrëveshje mbi paketën origjinale, frut i një kompromisi mes zotit Johnson, zotit Jeffries dhe udhëheqësit të Senatit, negociuar në fillim të kësaj jave. Një gjë e tillë do të ishte e vështirë, por jo e pamundur.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e quajti marrëveshjen origjinale “mënyrën më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të lehtë për t’u siguruar që qeveria të qëndrojë e hapur dhe që ofron ndihmë jetike dhe urgjente për popullin amerikan”, siç tha ai.

Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet në javët e fundit të tij në detyrë, nuk ka folur për këtë çështje, gjë që ka nxitur kritika nga zoti Trump dhe republikanët, të cilët po përpiqen t’ia faturojnë atij përgjegjësinë për një mbyllje të mundshme të qeverisë.

Zoti Johnson përballet me një detyrë të vështirë, ai jo vetëm po synon të mos shkohet tek mbyllja e qeverisë, por edhe të shpëtojë vendin e tij të punës.

Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve është votimi i parë që kryhet në Kongresin e ri, i cili mblidhet më 3 janar dhe zoti Johnson do të ketë nevojë për mbështetjen e pothuajse çdo republikani, për të mbajtur detyrën. Demokratët do të votojnë për zotin Jeffries.

You Might Also Like

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Turqia kërkoi një shtyrje, negociatat do të zhvillohen pasdite pa Trumpin dhe Putinin. Zelensky zbarkoi

TAGGED: #Donald Trump, #ShBA
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si i zemëroi ukrainasit Oscari për Navalnyn

Kosova Times Kosova Times March 25, 2023
Si ka ndryshuar harta e Sirisë që nga fillimi i luftës në 2011: Nga 2020, status quo dhe një përmbysje e papritur
Franca do të vendosë armë bërthamore në Gjermani nëse trupat amerikane tërhiqen nga Evropa
Dyshek përfundon në plehra me 50 mijë euro
Begaj pret admiralin Bauer: Gati të shtojmë forcat në KFOR
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?