Sipas raportimit, më 20 dhjetor 2024, disa persona kanë rrëmbyer dhe mbajtur të ndaluar viktimën, një djalë kosovar, derisa të sigurohej pagesa e borxhit të pretenduar.

“Prishtinë  16.12.2024-NN.  Me 20.12.2024 është raportuar se me datën  e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se  disa person-a i kishin  rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj  viktimën mashkull kosovar  derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, organet e rendit kanë njoftuar prokurorin përgjegjës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.