Një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Rasti është cilësuar nga policia si tentim vrasje.
Policia ka njoftuar se viktima është sulmuar me një shkop, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim.
“Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.