Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring.

 

Boksieri serb është mposhtur të dielën në Tiranë nga boksieri shqiptar Ahmed Koçi, i cili ka triumfuar në raundin e dytë.

Mariç ka hyrë në ring me këngën serbe “Gëzohu popull serb”, një këngë që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.

Përballja ka qenë në kuadër të mbrëmjes së boksit në kryeqytetin shqiptar.

Sipas “Panorama Sport”që ka raportuar për ballafaqimin, një muzikë e tillë në një aktivitet sportiv paraqiste provokim.