Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 2 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Temperaturat edhe në ditët në vijim do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja. Gjatë ditës sot do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-7 m/s.