By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
Shëndetësi

Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 2:14 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot përuruan shërbimin e ri të Frytnmit të Asistuar Mjekësor, në Klinikën e Gjinekologjisë.

Kryeministri Kurti deklaroi se inaugurimi i këtij shërbimi, pra mundësisë për fertilizim të asistuar, do t’i bëjë të lumtura shumë çifte në Kosovë. Ai pa nga afër aparaturën moderne e cila arrin koston rreth dy milionë euro.

“Gjysma është prej Ministrisë së Shëndetësisë, gjysma është prej ShSKUK-së, me ç’rast vetëm aparatura e laboratorit të embriologjisë është mbi një milion euro, dhe përveç kësaj, ishin edhe dy ultrazë të ri, si dhe një pajisje e cila ishte version i kombinuar i histeroskopisë e laparaskopisë”, njoftoi tutje kryeministri.

Nga Klinika e Gjinekologjisë, kryeministri Kurti u bëri thirrje të gjitha çifteve të cilët dëshirojnë që të bëhen prindër, sepse pas këtij investimi të përbashkët tash kanë një adresë publike, moderne dhe cilësore.

Shërbimi i Frytnimit apo Fertilizimit të Asistuar Mjekësor do të jetë falas për dy herët e para, ndërkaq pas dy herëve të para ai do kushtojë 670 euro, dukshëm më lirë se shërbimi në sektorin privat që ka çmimin rreth 3 mijë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se punën më të madhe e ka bërë reparti, sidomos kjo klinikë me drejtorin Zef Ndrejaj, për çka falënderoi gjithë stafin e Klinikës Gjinekologjike për punën e shkëlqyer që po e bëjnë.

Ngjashëm, përgëzime për punën pati edhe kryeministri, i cili falënderoi stafin dhe në veçanti shefin e repartit Leandrit Bejtullahun për punën dhe kontributin ndër vite.

“Sidomos tash i përgëzoj që kanë fituar këtë investim, këtë aparaturë që do të bëjë të mundur të bëj të lumtur shumë çifte nga anë e mbanë vendi ynë, të cilat do të vijnë këtu e të cilët kanë vuajtur shumë, sepse kanë dashur që të bëhen prindër, të bëhen baba e nënë, por nuk kanë mundur, tash e kanë adresën, e cila e garanton shërbimin publik edhe cilësor”, përmbylli kryeministri.

Në këtë inaugurim bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia, të pranishëm ishin edhe Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Zef Ndrejaj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, deputetët e Kuvendit, Haxhi Avdyli dhe Fatmire Kollçaku, Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

TAGGED: #IVF, #Klinika e Gjinekologjisë, #QKUK
Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bie vetura nga lartësia, humb jetën 70-vjeçari në rrugën Prizren-Reqan

Kosova Times Kosova Times March 6, 2024
Medvedev: Ndoshta jemi në prag të një lufte të re botërore
Baggio: Zirkzee dhe Yildiz kanë cilësi të mëdha
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hoti: Kjo qeveri i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë integrimit euro-atlantik të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?