By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e Kuvendit të RS-së nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e Kuvendit të RS-së nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”
Rajon / Botë

Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e Kuvendit të RS-së nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 3:28 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Republikës Sërpska (RS) dhe kryetarit të këtij institucioni, Nenad Stevandiq, për dorëzimin e informacionit dhe ofrimin e detyrueshëm të ndihmës ligjore dhe bashkëpunimit zyrtar.

Nga Kuvendi i RS-së dhe Stevandiq kërkohet që urgjentisht t’i dorëzojnë dokumentet zyrtare që lidhen me thirrjen e Kolegjiumit të Kuvendit të RS-së, si dhe të gjitha dokumentet shoqëruese me propozimet e rendit të ditës për seancën e veçantë të Kuvendit të RS-së më 24 dhjetor.

Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) do të shqyrtojë të martën, më 24 dhjetor, në një seancë të veçantë, “informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet shkeljes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

Kjo kërkesë, siç thuhet, bazohet në Ligjin për Procedurën Penale të Bosnjë e Hercegovinës dhe të dhënat e disponueshme që tregojnë dyshime për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë “Marrëveshjen për kryerjen e veprës penale”, “Përgatitjen e veprës penale” dhe “Sulmin ndaj rendit kushtetues”.

Prokuroria ka theksuar dyshime edhe për vepra të tjera penale, si “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, si dhe “Pengimi i zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Para deputetëve është gjyqi ndaj Millorad Dodikut, president i RS-së, i cili cilësohet si një proces “politikisht i sajuar”.

“Seanca lidhet edhe me ligjin sipas të cilit po gjykohet presidenti i RS-së, i cili është imponuar nga përfaqësuesi i lartë. Vendimet e imponuara nga Schmidt kërcënojnë që Bosnjë e Hercegovina të funksionojë sipas ligjeve të përfaqësuesit të lartë dhe jo sipas vendimeve të institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Nenad Stevandiq, kryetar i Kuvendit të RS-së më 23 dhjetor.

Ai shtoi se para mbledhjes së Kuvendit do të përgatiten propozime për përfundime, pa dhënë detaje nëse ndonjë prej tyre do të lidhet me gjyqin ndaj Dodikut.

Për çfarë akuzohet Dodik?

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës më 11 gusht të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Dodikut, pasi ai nënshkroi dekretet presidenciale dhe shpalli të vlefshme dy ligje entitetesh, të cilat më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt.

Përveç tij, Prokuroria akuzon edhe Millosh Llukiqin, i cili, si ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, mundësoi publikimin e dekreteve të Dodikut në këtë botim.

Bëhet fjalë për ndryshimet në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera të RS-së dhe Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, i anuloi të dy ligjet më 1 korrik 2023, ndërsa procedura legjislative zyrtarisht ishte ende në zhvillim.

Po atë ditë, Schmidt, duke përdorur kompetencat e tij të Bonit, imponoi ndryshimet në Kodin Penal të BeH-së, ku u shtua vepra penale “moszbatimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë”, për të cilën Dodik u akuzua.

Millorad Dodik ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që nga korriku i vitit 2017 për pengimin ose kërcënim për pengimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Në fillim të janarit 2022, ai u sanksionua përsëri, pasi direkt ose indirekt mori pjesë në shkeljen ose aktin që pengonte ose kërcënonte zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mot sot me diell dhe pjesëisht i vranët

Kosova Times Kosova Times July 10, 2025
Komandanti i KFOR-it takoi delegacionin e Kongresit të SHBA-së
Vdiq Enver Duriqi, të cilit në luftë iu vranë katër fëmijët
Lukashenko refuzon bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë
Kurti viziton tre policët për Bajram: I falënderova për qëndresën dhe mbështetjen e dhënë ndaj Republikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?