By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtohet prodhimi i rukollës, marulla përmbush 100 % konsumin vendor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shtohet prodhimi i rukollës, marulla përmbush 100 % konsumin vendor
Bujqësi

Shtohet prodhimi i rukollës, marulla përmbush 100 % konsumin vendor

Kosova Times
Last updated: 2024/12/25 at 8:59 PM
Kosova Times Published December 25, 2024
Share
SHARE

Zhvillimi i kultivimit të perimeve në ambiente të mbrojtura i cili aktualisht po ndodhë në vazhdimësi në vendin tonë, sipas ekspertëve bujqësor po vlerësohet një e mirë dhe zhvillim më profesional i bujqësisë në Kosovë.  Duke i parë kërkesat në tregun vendor dhe atë të jashtëm për rukollën e egër dhe marmullën si bimë gjethore, bujqit në vend kanë nisur shtimin e hapësirave për këto bimë.

Kultivuesit e këtyre bimëve thonë se shtimi i kultivimit të rukollës po ndodhë në saje të kërkesave të konsumatorë dhe njëkohësisht  sasisë së madhe të importit të kësaj kulture nga vendet evropiane.

Vedat Haradinaj, nga fshati Stanovc i Vushtrrisë thotë se këtë bimë  kishte filluar ta kultivonte më seriozisht në vitin 2018.

“Aktualisht posedojmë rreth një hektarë ambiente të mbrojtura ku kultivojmë kryesisht perime gjethore. Llojin e rukollës që e kultivojmë është ajo e njohur në popull me emrin rukolla e egër. Arsyeja e kultivimit të kësaj bime është se në vendin tonë,  kërkesat për të janë më të larta”, thotë Haradinaj për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Sipas tij, kjo bimë sa i përket kultivimit nuk dallon nga perimet tjera gjethore,  porse ndryshimi është se ajo gjatë tërë vitit vilet deri në 4 herë nga një mbjellje.

“Mbjellja e rukollës në ambiente të mbrojtura mund të kryhet pothuajse në tërë sezonin. Vjelja nga koha e mbjelljes kryhet për një kohë realtivisht të shkurtër. Me përjashtim të dorës së parë që duhet të pritet 35 ditë”, thotë ai.

Krahas rukollës, Vedat Haradinaj ,është prodhues serioz edhe i marullës. Ai thotë se Marullën ka filluar ta kultivojë nga viti 2003.

Në anën tjetër, eksperti i bujqësisë, Besim Sahiti, thotë se shtimi I kultivuesve të rukollës po ndodhë në saje të kërkesave të konsumatorë  dhe njëkohësisht  sasisë së madhe të importit të kësaj kulture  nga vendet evropiane.

“Rukolla, shquhet për përmbajtje më të lartë të vitaminave dhe të materieve minerale të rëndësishme për organizmin e njeriut. Po ashtu kjo kulturë është më rezistente ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve për dallim nga perimet tjera gjethore.”, thotë Sahiti pëe emisionin ‘Toka’ në RTK

Ai thotë se kohëve të fundit, fermerët kanë filluar të përcjellin me profesionalizëm trendët e nevojave të konsumatorit dhe zhvillimit të bujqësisë.

“Lajm tjetër i mirë është që tashmë me prodhim të marullës në vend mbulohen të gjitha kërkesat e konsumatorit vendor. Po ashtu, përparësitë e kultivimit të perimeve gjethore janë edhe ciklet e shumta të vjeljes së tyre brenda një viti”, thotë Sahiti.

Zhvillimi i kultivimit të perimeve në ambiente të mbrojtura i cili po ndodhë në vazhdimësi në vendin tonë, sipas Sahitit është një e mirë dhe zhvillim më profesional i bujqësisë në Kosovë.

“Për të arritur një kultivim të suksesshëm brenda ambienteve të mbrojtura, krahas farës cilësore, kushteve agroteknike të mbjelljes dhe mënyrave profesionale të të ushqyerit, fermerët duhet të kenë parasysh mirëmbajtjen profesionale të mikroklimës së ambientit”, thotë Sahiti.

Ai shprehet se përkundër rritjes së mjediseve me ambiente të mbrojtura, ende ka vend për shtim të tyre, porse siç thotë ai, bazike duhet të jetë diversifikimi i kulturave që bujqit në vend i mbjellin.

You Might Also Like

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kosova Times December 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash në ‘Anfield’

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Sveçla pas lirimit të objektit në veri: Hapësirat e uzurpuara po kthehen
Operacioni “Goditja”, Policia jep detaje
Adana qebap me turshi
I dërguari i Trump, Kellogg, dha detaje mbi vendosjen e paqeruajtësve në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?