By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami – Muratit për të hyrat buxhetore: Inflacioni është faktor kryesor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Bajrami – Muratit për të hyrat buxhetore: Inflacioni është faktor kryesor
Lajme

Bajrami – Muratit për të hyrat buxhetore: Inflacioni është faktor kryesor

Kosova Times
Last updated: 2024/12/26 at 12:11 PM
Kosova Times Published December 26, 2024
Share
SHARE

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati lidhur me të hyrat buxhetore, të cilat sipas Muratit kanë tejkaluar shifrën prej 3 miliardë euro.

Bajrami në një postim në Facebook ka shkruar se sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta.

“Ministri, i cili në fillim të mandatit i’a rriti pagën vetës për rreth 45%, po tallet me qytetarët. Ai po lavdërohet se si i ka rritur të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale, por askund, asnjëherë nuk përmend inflacionin (rritjen e çmimeve), e cili vetëm në vitin 2022 ka qenë 11.6%, më i larti në historinë e pasluftës”. E para: Në katër vitet e fundit ka pasur ngritje të çmimeve mesatarisht për 22%, ndërsa shporta e konsumit, për të cilën familjet shpenzojnë rreth 60% të të hyrave të tyre, është rritur me mbi 50%. Ky, pra, inflacioni është kontribuesi kryesor i rritjes së të hyrave buxhetore.

E dyta: Le të supozojmë se i arrini 600 milionë investimet kapitale në vitin 2024, por kur këto i indeksojmë për normën e inflacionit, që është 22% në kumulativ për katër vite, vlera reale e 600 milionëve është vetëm 468 milionë euro. Kjo do të thotë se investimet kapitale të vitit 2024, në terma realë, janë më të ulëta se ato në vitin 2018, që kanë qenë 530 milionë euro.

E treta: Deri më 1 dhjetor, sipas serive kohore, investimet kapitale janë 444 milionë euro, pra mesatarisht 40 milionë euro për muaj. Për të arritur 600 milionë, duhet që në dhjetor të shpenzohen hiç më pak se 156 milionë euro. Si e shpjegoni ritmin e punëve në dhjetor që qenka rritur për tri herë e gjysmë në krahasim me muajt e mëparshëm. Apo, meqë është kohë fushate, do të shkoni me avance.
E katërta: Për shkak të mospunës së kësaj qeverie, struktura buxhetore ka ndryshuar shumë në disfavor të investimeve kapitale”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami tutje ka shtuar se derisa në vitin 2016, 25% e buxhetit total ka shkuar në investime kapitale, dhe në vitin 2018 pjesëmarrja e investimeve kapitale ka qenë 27% në shpenzimet e përgjithame buxhetore, në vitin 2024 vetëm 17% e buxhetit total kanë shkuar në investime kapitale (1 janar – 1 dhjetor 2024), sipas serive kohore te Thesarit.

“Edhe njëherë: Për subvencione s’ka vend për lavdata, sepse nuk po bëni asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht keni mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë dhe meqë keni dështuar, tani po ua ktheni qytetarëve një pjesë të parave të tyre”, ka shkruar Bajrami.

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times December 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Hakmarrja: Brigada që kreu sulmin në Sumy u shkatërrua.

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
Shperfaqet video: Ne Kongresin amerikan brohorisin “Lavdi Ukrainës”; Zelenski mezi i mbajti lotët… (VIDEO)
Presidentja Osmani: Djegia e shtëpisë së Joziqit, akt i papranueshëm
Uragani i fuqishëm Idalia arrin në Floridë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?