Nisja e madhe do të jetë nga Shqipëria, që shënon vendin e 15 në historinë e garave që zhvillohet jashtë Italisë në 108 edicionet e saj.

Garën do ta hapë qyteti i Durrësit më 9 maj, ku çiklistët do të përballen me një pistë malore të vështirë që do t’i çojë drejt kryeqytetit, Tiranë, ndërsa rrugëtimi do të ketë një distancë prej 164 kilometrash.

Për lajmin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson rëndësinë e këtij evenimenti duke shprehur krenarinë për Shqipërinë që do të jetë pjesë e një prej garave më të mëdha sportive në botë

Ky eveniment ka një audiencë prej mbi 800 milionë shikuesish nga 200 vende të ndryshme, duke bërë që Shqipëri të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përmes këtij eventi sportiv të madh.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin se ‘Nisja e Madhe – Grande Partenza’ e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, ka shkruar Rama.