“Biseduan për progresin e arritur gjatë këtij mandati qeverisës dhe mandatit të ambasadorit Hovenier, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe. Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Tutje thuhet se në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti i dëshiroi ambasadorit Hovenier dhe familjes së tij shëndet të plotë dhe suksese në çdo hap të ardhshëm. “Kosova do jetë gjithmonë shtëpi e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.

Hovenier në takimin lamtumirës me Kurtin kërkon bashkëpunim më të ngushtë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në takimin lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se një bashkëpunim i ngushtë do t’ia mundësonte SHBA-së avokimin më efektiv për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, Hovenier pas takimit ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar mbi progresin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Sot kam zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

Held my farewell call with Prime Minister @albinkurti today. We discussed Kosovo’s progress during my tenure and the close cooperation that would enable the United States to most effectively advocate for Kosovo to take its rightful place in European and Euro-Atlantic structures. pic.twitter.com/QimwGIsDS1

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2024