By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
Rajon / Botë

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/26 at 9:07 AM
Kosova Times Published December 26, 2024
Share
SHARE

Opozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të presidentit, Han Duck-soo, pasi ai ka refuzuar që të emërojë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese për të finalizuar procesin e largimit nga detyra të paraardhësit të tij.

Koreja e Jugut është zhytur në krizë politike, pasi presidentit Yoon Suk Yeol – i cili aktualisht është i pezulluar nga kjo detyrë – shpalli gjendje lufte më 3 dhjetor.

Për këtë shkak, Yoonit iu morën detyrat e presidentit nga Parlamenti më 14 dhjetor, por Gjykata Kushtetuese tani duhet të mbajë në fuqi vendimin e ligjvënësve, në mënyrë që të përfundojë procesi i shkarkimit të presidentit.

Megjithatë, Han ka refuzuar që të emërojë tre gjyqtarë për të kompletuar përbërjen prej nëntë anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese, që janë të nevojshëm për të çuar përpara procesin për largimin e Yoonit.

Subjekti opozitar, Partia Demokratike, tha se për këtë arsye tani po kërkon që Han të shkarkohet.

“Kemi ngritur mocion… do ta njoftojmë për të Parlamentin sot”, tha ligjvënësi Park Sung-joon për gazetarët.

“Mocioni do të hidhet në votim nesër”.

Refuzimi i Hanit që të emërojë tre gjyqtarët dëshmon se ai “nuk ka vullnet apo nuk është i kualifikuar që të respektojë Kushtetutën”, tha kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Park Chan-dae.

Nëse gjykata do të vazhdonte me procesin e shkarkimit pa emërimin e tre gjyqtarëve, të gjashtë gjyqtarët aktualë do të duhej të pajtoheshin në mënyrë unanime për të larguar Yoonin nga detyra e presidentit. Pa një unanimitet të tillë, Yoon do të kthehej në postin e presidentit.

Han ka thënë se do të certifikojë emërimin e gjyqtarëve vetëm pasi subjekti në pushtet, Partia e Pushtetit Popullor dhe opozita arrijnë një kompromis për gjyqtarët e nominuar.

Nëse mocioni i opozitës kalon gjatë seancës të së premtes, kjo do të ishte hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që Parlamenti i këtij shteti të votonte për shkarkimin e një ushtruesi të detyrës të presidentit. Nëse ndodh ky skenar, atëherë Han do të zëvendësohej nga ministri i Financave, Choi Sang-mok.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times December 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Inspektorati i Prishtinës nis aksion kundër taksive ilegale
Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”
Laura i sjell tjetër të argjendtë Kosovës nga Gjeorgjia
Analistët për operacionet e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?