By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Rajon / Botë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/26 at 8:11 AM
Kosova Times Published December 26, 2024
Share
SHARE

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjeta të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit në Gazë në orët e para të 26 dhjetorit, thanë mjekët dhe autoritetet shëndetësore në enklavën palestineze.

Pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Zeitun të Qytetit të Gazës, teksa autoritetet shëndetësore shtuan se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.

Ndërkaq, një incident të ndarë, pesë gazetarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një sulm në afërsi të spitalit Al-Avda, në Nuseirat në Gazën qendrore.

Ata ishin punonjës të kanalit televiziv, Al-Quds Al-Youm. Sipas mediave palestinezëve dhe gazetarëve lokalë, makina e gazetarëve të vrarë ishte e shënjuar si makinë e ekipeve mediale dhe ishte përdorur nga ta për të raportuar nga brenda spitali dhe kampi i refugjatëve Nuseirat.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Izraeli lidhur me këto sulme të raportuara.

Megjithatë, një ditë më herët Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – këmbyen akuza se kanë dështuar të përmbyllin një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht se të dyja palëve ditëve të fundit thanë se ka përparim në këtë proces.

Edhe pse së fundi palët kanë shprehur optimizëm për një marrëveshje armëpushimi, ende ka pika për të cilat nuk është gjetur pajtim lidhur me këmbimin pengjeve me të burgosurit palestinezë dhe për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 në Izrael, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Vitin e kaluar u liruan më shumë se 100 pengje, në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur në Izrael. Disa të tjerë janë shpëtuar, por Izraeli thotë se beson që nga afër 100 pengje që gjenden në Gazë, të paktën dy e treta e tyre janë vrarë apo kanë vdekur në robëri.

Ofensiva hakmarrëse izraelite, deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 45.000 palestinezë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times December 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BIK mohon akuzat për keqpërdorim fondesh, paralajmëron masa ligjore

Kosova Times Kosova Times March 23, 2025
Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës
Portugalia e CR7 ‘shkel’ Bosnjën, Holanda në finish ‘rrezon’ Greqinë
Njohësit e ekonomisë: Largimi i dinarit lufton ekonominë joformale
Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri e Shkup, ja ku ishte epiqendra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?