By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm
December 9, 2025
Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve
December 9, 2025
Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë
December 9, 2025
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës
December 9, 2025
Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për Shitblerje të Narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për Shitblerje të Narkotikëve
Lajme

Aktakuzë për Shitblerje të Narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 11:05 AM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 275 parag. 1 nëparag. 1.1, 1.6 dhe 1.9, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi deri më datë 28.03.2024 pas mesnatës, në Prizren, Xërxe dhe Gjakovë, të akuzuarit duke vepruar në grup, pa autorizim blejnë, shpërndajnë dhe shesin në sasi të mëdha substanca narkotike të llojit “kokainë” të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë të ndaluar, në atë mënyrë që i akuzuari S.F., blenë substanca narkotike të llojit “kokainë” nga persona të panjohur dhe në pajtim me të akuzuarin E.Sh., i lë në ruajtje në shtëpinë e E.Sh., në Gjakovë.

Më pas i akuzuari S.F., me qëllim të barazimit të borxhit, me kërkesë të akuzuarit K.B., ofron “kokainë” për shitje në sasi prej 50.35 gram, ku i akuzuari K.B., me datë 02.10.2023 pas mesnate pas pranimit të kokainës në fshatin Xërxe, me automjetin e tij, kthehet në lokalin i tij “S….”rreth orës 01:14 min., dhe sasinë e pranuar të kokainës nga i akuzuari S.F., ia shet personit tjetër në shumë prej 2000€ (dy mijë euro) , i cili ia ka bërë pagesën K.B., 1900 € (një mijë e nëntëqind euro) derisa pagesa prej 100€ (njëqind euro) është dashtë të bëhet në takimin e radhës për porosinë për 1 kg “kokainë”.

Lidhur me këtë rast, me datë 28.03.2024, është kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit E.Sh., në Gjakovë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar:

Dy (2) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 147.78 gram,

Dy (2) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 52.01 gram,

Një (1) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 5.71 gram,

Një (1) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 2.82,

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “mariuhanë” në peshë prej 0.95 gram,

Një (1) peshore digjitale ngjyrë e bardhë,

Një (1) peshore digjitale ngjyrë e zezë,

Tri (3) foli plastike,

Një (1) rrollne alumini,

Dy (2) shirita ngjitës.

Gjithashtu, në këtë çështje, paralel me hetimet penale prokurori i shtetit ka zhvilluar edhe hetime financiare sipas Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë, ashtu që për pasuritë të cilave nuk u dihet prejardhja, që janë një shtëpi me sipërfaqe 250m2  dhe  trualli në sipërfaqe 421m2 e cila gjendet në Prizren, dhe një automjet i markës “Mercedes”, pronë e të pandehurit K.B., në mungesë të procedurave të detajuara dhe të pamjaftueshme në Kodin e Procedurës Penale, për këto pasuri do të ndiqen rrugët ligjore të përcaktuara në LKZK.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

TAGGED: #Aktakuzë, #Shitblerje të narkotikëve
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE planifikon të shtrëngojë rregullat për lëshimin e vizave Shengen për rusët

Kosova Times Kosova Times November 22, 2024
Më shumë se 90 qytetarë indianë u mashtruan për të shkuar në Ukrainë, 8 vdiqën
Serbia përsëri nuk harmonizon me vendimet e politikës së jashtme të BE-së – për armët kimike dhe Iranin
Kongresi amerikan afër miratimit të ndihmës për Ukrainën
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Prekaz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?