By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drenasi sërish në vendin e parë në Grantin e Performancës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Drenasi sërish në vendin e parë në Grantin e Performancës
Lajme

Drenasi sërish në vendin e parë në Grantin e Performancës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 12:42 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dje ka mbajtur tubimin e dytë me publikun, ku raportoi para qytetarëve punën njëvjeçare të këtij viti, ku edhe kumtoi lajmin se Drenasi sërish rangohet i pari në Grantin e Performancës.

Sipas njoftimit të kësaj komune tubimi u mbajt në Sallën e Kuvendit dhe morën pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, administratorë të vendbanimeve si dhe qytetarë të shumtë.

Temë diskutimi e këtij tubimi me publikun, ishin aktivitetet e komunës të cilat janë kryer gjatë këtij viti.

Fillimisht, fjalë hyrëse pati udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili tregoi rëndësinë e këtij takimi duke shtuar se “Tubimi me publikun ka karakterin informues për pjesëmarrësit mbi të arriturat dhe vështirësitë si dhe investimet kapitale gjatë këtij viti”.

Ndërsa sa i përket punës një vjeçare ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe njëherësh falënderoi administratorët e vendbanimeve për bashkëpunimin me ekzekutivin për t’ju dal në ndihmë qytetarëve, projekteve të nivelit qendror e lokal, me propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet gjatë tërë vitit.

“Ky vit, po përmbyllet me suksese. Sot kemi pranuar edhe zyrtarisht që jemi komuna më e mirë me performancë në nivel të Republikës dhe falë këtij çmimi, komuna do të përfitoj mbi 1.2 milion euro grant, ku të gjitha këto mjete do të dedikohen për projekte kapitale për të mirën e qytetarëve” tha kryetar Lladrovci, thuhet në njoftim.

Tutje kryetar Lladrovci, në mënyrë të detajuar paraqiti të arriturat, vështirësitë, aktivitetet si dhe projektet e realizuara nga drejtoritë komunale gjatë këtij viti.

“Sfidë tejet të madhe gjatë këtij viti kemi pasur mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës për më shumë se katër muaj, si dhe mjetet financiare që janë tërhequr nga thesari përmes formës përmbarimore në zbatimin e kontratës kolektive”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Të pranishmit i parashtruan pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa kryetari Lladrovci i falënderoi për sugjerimet e dhëna si dhe u dha përgjigje të gjithë atyre që adresuan pyetje rreth projekteve të përfunduara gjatë këtij viti, por edhe projekteve në të ardhmen.

Për fund, kryetari Lladrovci uroi të pranishmit si dhe të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, festat e fundvitit, duke ju dëshiruar gjithë të mirat në jetë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

TAGGED: #Drenas, #Granti i Performancës
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pret austriakët në krye me politikanin Hochtl e eurodeputetin Mandl

Kosova Times Kosova Times October 24, 2025
Kina i bëri thirrje Rusisë që të nderpresë zjarrin në Ukrainë
Mot me diell e vranësira të shpërndara
Digjen 40 hektarë hamullore, djerrina e vreshta në Rahovec
Pas vendimit të Kushtetueses, veteranët paralajmërojnë protesta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?