By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”
January 5, 2026
Elezi: Rezultatet përfundimtare do të shpallen para 19 janarit
January 5, 2026
KRU “Prishtina” publikon urdhëresën tarifore të shërbimeve të ujit
January 5, 2026
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
SHSKUK: Gjashtë pacientë të hospitalizuar nga lëndimet me mjete piroteknike
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hyseni: Po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hyseni: Po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët
Lajme

Hyseni: Po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 8:54 AM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Shërbimet e administratës për qytetarët vazhdojnë të përmirësohen çdo vit e më shumë. Krahas ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët, po ashtu janë shënuar rezultate të prekshme edhe në infrastrukturë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se njëri ndër projektet më të rëndësishme të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, është edhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve në vendimmarrje e planifikim në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje i ndihmuar nga USAID-i.

Më tej ai tregoi se në 14 takime janë marrë propozimet për projektet që do të zhvillohen në vitin 2025, duke përfshirë: terren sportiv në Kravaricë, parqe në Malishevë, Velekincë dhe në Livoç, ndriçim në lagjen “Reshat Ymeri” për komunitetin rom, asfaltim i rrugëve në Dobërçan për komunitetin turk dhe sallë sportive në Shillovë për komunitetin serb.

“Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, ka përfunduar me sukses projektin e regjistrimit të popullsisë bashkë me Agjencinë e Statistikave. Regjistrimi ka shkuar shumë mirë. Komuna e Gjilanit është renditur e katërta për nga numri i banorëve”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se punët e kësaj drejtorie janë shumë të rëndësishme dhe kjo është arritur falë angazhimeve të mëdha që po bëjnë zyrtarët e saj që qytetarët të marrin shërbime sa më të lehta.

Më tej kryetari Alban Hyseni, tregoi se Drejtoria e Administratës, ka kontribuuar gjithashtu në aktivitetet e riorganizimit të arkivës, planin e integritetit, e-pasurinë, menaxhimin e kontratave përmes platformës e-prokurimi dhe reduktimin e barrës administrative.

“Ne po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe po ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës tregon se në proces janë projekti E-komunat, zhvillimet e moduleve të digjitalizimit të shërbimeve për grante dhe subvencione. Rinovimi në administratë, ku do të përfshihen vendosja e ashensorit, rregullimi i nyjave sanitare dhe përshtatja e dyshemesë për persona me nevoja të veçanta. Standardizimi i adresave dhe se për ndërlidhjen e qytetarit me adresën në sektorin e Gjendjes Civile janë shtuar tre sportele për zyrtarë nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Sipas tij edhe digjitalizimi i shërbimeve – E-Kiosku është modifikuar për shërbime direkte në E-Kosova dhe aty mund të kryhen shërbime të shpejta. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Elezi: Rezultatet përfundimtare do të shpallen para 19 janarit

KRU “Prishtina” publikon urdhëresën tarifore të shërbimeve të ujit

SHSKUK: Gjashtë pacientë të hospitalizuar nga lëndimet me mjete piroteknike

Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze

Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje

TAGGED: #Alban Hyseni, #Komuna e Gjilanit
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Turizmi elitar në bregdetin me “plagë” të Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Moti sot, kryesisht i vranët por relativisht i nxehtë
Emërohet gjyqtari që do të rishikojë dokumentet e konfiskuara nga Trumpi
Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës
Balla e Sveçla vizitojnë qendrën e trajnimit të përbashkët të policisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?